Lajme

30 familje në zonën e Ish-Kënetës në Durrës kërkojnë zgjidhje për strehim, protestojnë para Bashkisë

Rreth 30 familje nga zona e ish-Kenetës në Durrës kanë protestuar para Bashkisë së qytetit, duke kërkuar një zgjidhje për strehimin e tyre. Banorët ishin në proces legalizimi të shtëpive të tyre në dy rrugët “Azem Hajdari” dhe “Vala”, ndërkohë që Fondi Shqiptar i Zhvillimit ka nisur investimet për infrastrukturën.

Rikonstruksioni i dy rrugëve, i cili ka nisur 5 vjet më parë, ka çuar në prishjen e banesave të tyre. Si pasojë, banorët kërkojnë dëmshpërblim për shtëpitë që humbën. Ata thonë se nuk kanë gjetur asnjë zgjidhje në institucionet lokale, dhe kërkesat e tyre për strehim janë shtyrë për pesë vjet, pa marrë asnjë përgjigje.

Lexo më shumë  Kurti priti organizatat ndërkombëtare të gazetarëve: Kosova ka mjedis mediatik pluralist, shqetësuese mungesa e transparencës së pronësisë së mediave

Ky shqetësim është ngritur edhe para Avokatit të Popullit, i cili, me ekipin e tij, ka vizituar Bashkinë e Durrësit sot. Banorët kërkojnë të strehohen pranë banesave sociale të ndërtuara në Spitallë, ose që të gjendet një zgjidhje tjetër për ta. Ata e kanë depozituar kërkesën e tyre në Bashki, por deri tani nuk kanë marrë asnjë përgjigje.

Rruga Press

Lexo më shumë  Çmimet e larta të naftës,qytetarët në Shqipëri paguajnë taksa për një litër, dyfishin e rajonit
YouTube player