KryesoreLajme

26 vite nga fundi i Serbisë në Kosovë

Sot bëhen 26 vjet nga tërheqja e forcave kriminale ushtarake e paramilitare serbe nga Kosova, duke shënuar kështu fundin e pushtimit serb mbi Kosovën.

Ushtria serbe ishte dorëzuar nga lufta e Ushtrisë Çlirimtare në tokë dhe bombardimeve të NATO-së që e kushin detyruar të nënshkruajë marrëveshjen më 9 qershor të vitit 1999 në Kumanovë.

Lexo më shumë  Vuçiqi në krah të Iranit: ShBA shkeli të drejtën ndërkombëtare

Marrëveshja ishte nënshkruar nga Michael Jackson, komandanti i parë i KFOR-it në Kosovë dhe ish-shefi i Shtabit të Armatës së Serbisë, gjenerali Nebojsha Pavkoviq, i akuzuari i Hagës për krime lufte në Kosovë.

Sulmet, që vazhduan për 78 ditë, u ndaluan më 10 qershor, pasi Komandanti i atëhershëm Suprem i NATO-së, gjenerali Wesley Clark i raportoi Këshillit të Atlantikut Verior se sulmet ajrore kishin detyruar ushtrinë dhe paramilitarët serb të fillonte tërheqjen e plotë nga Kosova.

Lexo më shumë  Rutte: Anëtarët e NATO-s pajtohen që Irani s’duhet të ketë armë bërthamore

Me hyrjen e NATO-s, në Kosovë nisi edhe vendosja e misionit të përkohshëm të Organizatës së Kombeve të Bashkuara-UNMIK, i cili do të administronte vendin deri në shpalljen e Pavarësisë, më 17 shkurt 2008.

Rruga Press

YouTube player