KryesoreLajme

15 mijë shqiptarë të deportuar në 2 vite

Në dy vitet e fundit janë deportuar 15 mijë shqiptarë nga zona shengen. Ndaj tyre është vendosur edhe ekspuls (ndalim hyrje në shengen për disa vite).

Holanda, Franca dhe Belgjika janë 3 shtetet kryesore që vendosin më shumë ekspulse ndaj shqiptarëve. Në Tiranë janë shtuar zyrat e avokatisë që merren me fshirjen e tyre.

“Kohët e fundit ka filluar dhe Spanja që të shtohet te kjo listë. Patjetër që Gjermania është një shtet ku shqiptarët kanë probleme me qëndrimin e paligjshëm, ose qëndrimin ku tejkalohet afati i lejuar 90-ditor dhe padyshim që penalizohen nga ky fakt,” – u shpreh avokati Franci Nuri.

Lexo më shumë  Kurti: Arianit Besiri në moshën njëvjeçare u detyrua të largohet nga Kosova, sot është kryetar i komunës Morbach në Gjermani

Azili dhe rrezikshmëria për sigurinë publike janë arsye të tjera që po penalizojnë shqiptarët.

“Azili refuzohet në 90% të rasteve po themi dhe personat nuk kanë dijeni që marrin ekspuls pasi largohen. Kujtojnë se kanë mbaruar procedurat, kujtojnë se janë në rregull dhe mund të kthehen dhe mund të lëvizin në Evropë lirshëm, por ata janë të penalizuar automatikisht, pa e ditur këtë gjë,” – sqaroi Nuri.

Lexo më shumë  Rama nuk di ku të çojë paratë/ Sufiçiti i buxhetit arrin në mbi 720 milionë euro

Avokati u shpreh se ekspulsi ndryshon në varësi të shtetit dhe në varësi të arsyes. Për të fshirë ekspulsin nga sistemi apo për ta hequr para kohe tarifat variojnë nga 200 deri në 500 euro.

Në rast se një person udhëton sërish jashtë vendit, policia kufitare do i kërkojë vërtetimin që është i pastruar në Evropë.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *