Lajme

Tregtarët në Kukës: Kanë ikur të gjithë, po flakim produktet

Është një nga bashkitë më të varfra në vend. Në tregun e vetëm të Kukësit, blerësit janë të pakët, hyjnë rrallë për të blerë fruta perime dhe pse çmimet janë të lira

“Pune s’ka, zgjohesh në mëngjes. Kush ka me e hongër të vdekmit. Të gjallet kanë ik. Më shumë po humbin sesa po fitojmë.”

“Duke pa se nuk ka pune se plotësojmë dot. Janë drejt falimentimit. Kemi shkarkuar gjithë këtë mall. Është një minus i madh edhe për ne të shumicë, kemi pas shit për dy tre ditë. Tani për një javë.”

Lexo më shumë  Prezantohet agjenda e reformave, me të cilën synohet përfitimi i 950 milionëve

Një tjetër problem për shitësit është dhe tregu ku punojnë. Prej viti 2007 këtu nuk është bërë asnjë investim.

“Për sa i përket tregut mangazinat i plotësojnë kushtet. Vetëm dimri është i vështirë se ngihet malli. Kur ka qenë ftohtë është ngri malli, e kemi hedh. Përveç magazinave pjesa tjetër është e papërshtatshme.”

“Prishet, ka pas ngrica. Nuk ka njerëz me e ble. Dobët s’ka kush me ble, s’ka njerëz. Jo ngrica, jo i ftohti jo dielli.”

Lexo më shumë  Profesori shqiptar nga Londra: Në Britani të Madhe i gjithë spektri politik është pro Kosovës

Bashkia e Kukësit thotë se nuk ka fonde për të investuar në këtë treg. Deri në gjetjen e tyre, tregtarët duhet të shesin produktet e tyre pa kushte higjeno sanitare.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *