Bota

Bosnja zhvarros eshtrat e tre viktimave të luftës në Mostar

Pjesë të skeleteve të tre personave, që besohet se janë viktima boshnjake të luftës që u zhdukën në vitin 1993, janë zhvarrosur nga një vend varrimi në zonën e Mostarit.

Instituti Boshnjak për Personat e Zhdukur tha të mërkurën se eshtrat e tre viktimave të dyshuara të luftës boshnjake që u zhdukën në zonën e Mostarit në 1993 janë zhvarrosur në Miljkovici.

Lexo më shumë  Votohet sot në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së rezoluta për gjenocidin në Srebrenicë

“Pas zhvarrosjes, pjesët e skeleteve të gjetura janë transferuar në varrezat e qytetit të Sutinës, ku do të vijojë përpunimi kriminalo-teknik dhe mjeko-ligjor, si dhe marrja e mostrave të eshtrave për të përcaktuar identitetin e viktimave përmes analizës së ADN-së”, tha tha Instituti.

Mbetjet mortore të njërit prej trupave ishin djegur pjesërisht, por mund të merret një mostër ADN-je, tha për BIRN zëdhënësja e Institutit, Emza Fazliç./birn/

Lexo më shumë  Borrell: Serbia ka shkallë shumë të ulët të bashkërendimit me politikën e jashtme të BE-së

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *