Lajme

Zyrtarja evropiane u shkruan 705 eurodeputetëve, kërkon shkarkimin e Borrellit e Lajçakut

Këshilltarja lokale e Bashkimit Evropian, austriakja Kati Schneeberger, u ka bërë thirrje 705 deputetëve të Parlamentit Evropian që të kërkojnë dorëheqjen e Josep Borrellit dhe Miroslav Lajçakut nga funksionet e tyre.

Schneeberger, një politikane lokale në Vjenë është mbështetëse e Kosovës.

Të mërkurën, ajo ka treguar se u ka dërguar letër 705 eurodeputetëve dhe u ka kërkuar atyre që të kërkojnë dorëheqjen e kryediplomatit të BE-së, Josep Borrell dhe emisarit për dialog, Miroslav Lajçak.

Lexo më shumë  “Paguajmë 66 euro për ton”, Ola Xama zbulon kostot shtesë të bashkisë së Tiranës për plehrat

Këshilltarja Schneeberger, edhe më herët ka kritikuar Përfaqësuesin e Lartë të BE-së, Josep Borrell, për qasjen e tij ndaj Kosovës.

Lexo më shumë  Masakra e Studimes, Osmani: Të vërtetën do ta mbrojmë kurdo e kudo

Schneeberger, ditë më par ka akuzuar Borrellin se po e përkëdhel Serbinë derisa po kryen krime jashtë territorit të saj.

Rruga Press

YouTube player