KryesoreLajme

Zyrtarja e Parlamentit Evropian: Albin Kurti ka plotësisht të drejtë

Federica Woelk, Asistente e Akredituar e Parlamentit Evropian, ka shkruar sot në Twitter, se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka plotësisht të drejtë rreth deklarimeve që bëri lidhur me dialogun mes Kosovës dhe Serbisë dhe dy ndërmjetësve të BE-së.

“Kryeministri Kurti ka plotësisht të drejtë. Në asnjë mënyrë kjo qasje ndaj Kosovës dhe Serbisë nuk mund të funksionojë. Nëse ndërmjetësit e BE-së nuk e njohin këtë, nuk mund të arrihet asnjë rrugë përpara”, ka shkruar ajo në Twitter.

Lexo më shumë  “Frymëzim për ushtrinë sot” - Përkujtohet heroi Ilaz Kodra

Ajo ditë më parë në një intervistë, ka thënë se Kosova duhet të trajtohet në mënyrë të drejtë dhe se dialogu me Serbinë për momentin vetëm po e favorizon Serbinë dhe nuk e merr parasysh situatën në terren.

Rruga Press

YouTube player