Bota

Zyrtarja e BE-së: Omicroni pritet të jetë varianti dominues deri në mes të janarit

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, tha të mërkurën se Omicroni pritet të jetë variant dominues i coronavirusit në bllokun 27 vendesh deri në mes të janarit.

Sipas AP News, Von der Leyen tha se blloku është i përgatitur mirë për të luftuar Omicronin me 66.6 për qind të popullsisë evropiane tashmë të vaksinuar plotësisht kundër virusit.

Lexo më shumë  Sllovakët mbledhin miliona euro për Ukrainën dhe kundërshtojnë qëndrimin pro-rus të qeverisë së tyre

Ajo tha se është e bindur që BE-ja ka “forcën” dhe “mjetet” për të kapërcyer sëmundjen, megjithëse shprehu zhgënjimin e saj që edhe një herë festimet e fundvitit do të shqetësohen nga pandemia.

“Si shumë prej jush, unë jam e trishtuar që edhe një herë këto Krishtlindje do të errësohen nga pandemia”, tha Von der Leyen.

Ajo shtoi se BE-ja tani po përballet me një sfidë të dyfishtë, me një rritje masive të rasteve në javët e fundit për shkak të variantit delta të kombinuar me rritjen e omicron, pasi disa vende anëtare tashmë po përballen me një numër rekord të infeksioneve.

Lexo më shumë  Franca mbështet urdhër arrestin për Netanyahun dhe Hamasin

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *