Lajme

Zyrtari i VV-së: Ramush mos u tut, Albini nuk çon në burg, por drejtësia mundet

Zyrtari i Lëvizjes Vetëvendosje, Hysamedin Feraj, i është kundërpërgjigjur kreut të Aleancës së Ardhmërisë së Kosovës, Ramush Haradinaj, që kishte kërkuar ditë më parë nëpërmjet një postimi dorëheqjen e kryeministrit Albin Kurti.

Ai e kishte pyetur Kurtin se “Ku po na çon?”.

“”Ku po na çon?” Albin – pyet Ramushi në shumës. Mbase mirëfilli donte me ditë: në Dyz a në Dubravë?! E ka kap frika. Mirëpo Albini nuk çon askënd në burg. Drejtësia mundet, mbasi të provohet faji. Prandaj, mos u tut Ramush! Sigurisht, nëse e di veten të pafajshëm para drejtësisë”, ka shkruar Feraj në Facebook.

Lexo më shumë  Maqedonci takon në Varshavë ministrin polak të Mbrojtjes, tregon se për çka diskutuan

Feraj ishte kandidat për deputet nga radhët e Vetëvendosjes në zgjedhjet e 14 shkurtit.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *