Lajme

Zyrtari i Ramës u kap me laborator kokaine

Prokuroria kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, ka mbyllur hetimet për laboratorin e drogës më Frakull të Fierit, në posedim të familjes Çervanaku.

Pritet që SPAK, pas marrjes së qëndrimit të palëve nën akuzë, t’i drejtohen gjykatës me kërkesën e kalimit për gjykim të dosjes në ngarkim të ish-kryekomunarit, Viktor Çervenaku, vëllait të tij Zenel Çervenaku
djalit, Denilson Çervinaku dhe të fejuarës së këtij të fundit Enxhi Ferhati, si dhe shtetasve Nikolin Gjolena që dyshohet të jetë koka e grupit, Klajdi Vrioni, Julian Malaj, Redion Meshi, Bledar Matoshi dhe Marildo Rona.

Lexo më shumë  25 vjet nga masakra serbe në Qyshk të Pejës

Viktor Çervenaku njihej një mbështetës i zjarrtë i Edi Ramës dhe deri së fundmi, shërbente si drejtor në administratën socialiste.

Burime pranë SPAK konfirmojnë se hetimet në kuadër të këtij procedimi penal, ka dhënë indicie të forta për persona të tjerë të përfshirë në aktivitetin kriminal, por mbeten të rezervuara për emra dhe role.

Kujtojmë se në oborrin e banesës së Viktor Cervanakut janë gjetur rreth 600 thasë me pleh kimik, ku pas ekspertizës rezultoi se kishte në përbërje rreth 485.5 kg kokainë e ardhur nga Kolumbia.

Lexo më shumë  Varfëria, Shqipëria me kostot më të larta në Evropë të dietës ushqimore

Droga u zbulua nga një aksion i mirëorganizuar nga SPAK, DEA dhe policia malazeze, pas një hetimi prej rreth 3 muajsh. Droga vinte nga Kolumbia, ndërsa në Shqipëri ajo përpunohej me destinacion tregun europian.

Dy përpunues kolumbian të saj, arritën të arratiseshin dhe ende nuk janë kapur teksa kanë kaluar më shumë se 12 muaj nga operacioni.

Rruga Press

YouTube player