Lajme

Zyrtari i lartë amerikan, Todd D. Robinson pritet ta vizitojë Kosovën

Ndihmëssekretari për Byronë Ndërkombëtare të Narkotikëve dhe Çështjeve të Zbatimit të Ligjit, Todd D. Robinson, pritet ta vizitojë Kosovën nga datat 2- deri më 22 mars.

Robinson pritet të takohet me presidenten Vjosa Osmani dhe me përfaqësues te sektorëve të zbatimit të ligjit dhe drejtësisë.

“Nga data 20-22 mars, ndihmëssekretari Robinson do të udhëtojë në Prishtinë, Kosovë, ku do të takohet me presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani dhe me partnerët e INL në sektorin e zbatimit të ligjit dhe drejtësisë”, thuhet në njoftim.

Lexo më shumë  Shërbimi që Ziadin Sela ia bën Ali Ahmetit, shpërthen me plot urrejtje ndaj KM të Kosovës Albin Kurtit

Ndërsa, nga data 18 deri më 20 mars, zyrtari i lartë amerikan pritet të vizitojë Tiranën.

“Ndihmëssekretari për Byronë Ndërkombëtare të Narkotikëve dhe Çështjeve të Zbatimit të Ligjit (INL) Todd D. Robinson do të udhëtojë në Tiranë, Shqipëri, nga data 18-20 mars, ku do të takohet me kryeministrin Edi Rama dhe partnerët e INL që po mbështesin punën e Shqipërisë për forcimin sundimi i ligjit, luftimi i korrupsionit dhe krimit të organizuar dhe ndërtimi i institucioneve të forta”, thuhet më tej në njoftim.

Lexo më shumë  Takoi kryediplomatin norvegjez, Kryeministri Kurti theksoi rëndësinë e anëtarësimit të Kosovës në NATO

Rruga Press

YouTube player