Bota

Zyrtari i Kievit: Mbi 100 mijë trupa ruse janë gati për luftë në kufij

Oleksiy Danilov, sekretar i Këshillit të Sigurisë Kombëtare të Ukrainës, tha se Putin dëshiron të shkatërrojë Kievin.

Qytetarët tanë do të mbrojnë vendin”, tha Danilov, duke shtuar se çdo të formohet një lëvizje e madhe kombëtare rezistence nëse Rusia do të sulmonte.

Tensionet janë rritur ndjeshëm që prej mesit të muajit nëntor kur Uashingtoni dha alarmin për një grumbullim masiv të trupave ruse në kufirin me Ukrainën dhe akuzoi Putin se po përgatitej për pushtim. Ditët e fundit, trupat ruse kryen një stërvitje masive luftarake shumë pranë kufirit me Ukrainën.

Lexo më shumë  Britania e Madhe për shkarkimin e ministrit rus: Putini do një tjetër kukull

Sipas Kievit, nga 93 mijë trupa ruse pranë kufirit në tetor, tashmë ky numër ka shkuar në 104 mijë.

Një ditë më parë, ai tha se Rusia kishte marrë një përgjigje pozitive ndaj propozimeve të sigurisë që i dorëzoi Shteteve të Bashkuara këtë muaj dhe se negociatat do të fillonin në fillim të vitit të ardhshëm në Gjenevë.

Lexo më shumë  Rusia shënoi numrin më të lartë të viktimave ditore që nga fillimi i luftës në Ukrainë 

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *