Lajme

Zyrtarët shqiptarë pajtohen të bashkëpunojnë për të gjetur të zhdukurit e komunizmit

Autoriteti Shqiptar për Informim mbi Dosjet e Ish-Sigurimit të Shtetit dhe Policia e Shtetit nënshkruan një marrëveshje për të punuar së bashku për të rinisur përpjekjet e ngecura për gjetjen e eshtrave të njerëzve të zhdukur nën sundimit komunist të vendit.

Një marrëveshje bashkëpunimi, që synon të nxisë përpjekjet për gjetjen e eshtrave të mijëra personave të zhdukur nën regjimin represiv komunist në Shqipëri, u nënshkrua të enjten nga kreu i Policisë së Shtetit, Gledis Nano dhe Gentiana Sula, kryetare e Autoritetit për Informim mbi Dosjet e Ish-Sigurimit të Shtetit, AIDSSH.

AIDSSH tha në një deklaratë se qëllimi i marrëveshjes është koordinimi i aktiviteteve të dy institucioneve dhe forcimi i bashkëpunimit për të garantuar një proces të drejtë ligjor të identifikimit dhe rikuperimit të trupave të atyre që u zhdukën ose u ekzekutuan gjatë periudhës komuniste.

Lexo më shumë  “Paralizohet” Tirana/ Tension dhe përplasje, çfarë ndodhi gjatë protestës së opozitës

“E drejta e familjarëve për të ditur fatin e të afërmve të tyre është një e drejtë njerëzore e cila nuk i nënshtrohet kufizimeve, sikurse zhdukja me forcë është një krim që nuk është i paracaktuar, por zgjat derisa të përcaktohet fati dhe vendndodhja e viktimës, dhe njeh detyrimin dhe përgjegjësinë e shtetit për të hetuar në mënyrë efektive, në përputhje me legjislacionin vendas dhe aktet ndërkombëtare të ratifikuara me ligj”, thuhet në deklaratë.

Marrëveshja erdhi pas ndryshimeve ligjore në vitin 2020, të cilat lejojnë AIDSSH-në të bashkëpunojë zyrtarisht me institucionet shtetërore për të gjetur dhe identifikuar eshtrat e atyre që u zhdukën gjatë sundimit komunist nga viti 1946 deri në 1991.

Emrat e rreth 6,000 personave që u ekzekutuan u identifikuan në fillim të viteve 1990. Por vendndodhja e shumë prej tyre mbetet e panjohur.

Në vitin 2018, Komisioni Ndërkombëtar për Personat e Zhdukur, ICMP filloi procesin e kërkimit të eshtrave të tyre pas tetë vitesh negociata me qeverinë shqiptare.

Dy varre masive të periudhës komuniste u identifikuan në zonat e Dajtit dhe Ballshit në shtator 2018 dhe ICMP dhe Instituti Shqiptar për Integrimin e të Përndjekurve Politikë paraqitën një kërkesë për gërmimin e tyre.

Por më pas procesi ngeci dhe nuk ka nisur asnjë gërmim.

“Prokurorët nuk kanë dhënë urdhra për gërmime, duke përmendur mungesën e burimeve financiare për të mbuluar kostot që do të lindnin nga angazhimi i ekspertëve teknikë të Institutit të Mjekësisë Ligjore të Shqipërisë”, thuhej në një raport të ICMP në mars të vitit të kaluar./birn/

Rruga Press

YouTube player