Opinion/Aktualitet

Luftërat Ballkanike kishin karakter grabitqar, dhe jo çlirimtar

Nga Hasan Bello

Ne pranvere te vitit 1919 kur ekzistenca e Shqiperise do te vihej ne pikepyetje nga Konferenca e Paqes ne Paris, intelektuali dhe patrioti Kristo Dako do te botoi ne Boston nje liber shume te rendesishem “Shqiperia celesi kryesor i Lindjes se Aferme”.

Ajo qe te ben pershtypje eshte objektiviteti me te cilin ai trajton Lufterat Ballkanike 1912-1913, te cilat ne tekstet e para viteve 90-te konsideroheshin si luftera clirimtare.

Sipas Kristo Dakos, Lidhja Ballkanike ishte krijuar me nxitjen e Rusise dhe lufta kunder Perandorise Osmane u deklarua me ngut, per te kundershtuar planin e “Shqiperise se Madhe”, qe perfshinte vilajetin e Shkodres, Kosoves, Manastirit dhe Janines, per t’i ndare midis tyre. Ky,-thekson me te drejte ai,-ishte shkaku i Luftes Ballkanike, dhe jo sic ishte deklaruar me ze te larte: “deshira e painteres e Aleateve Ballkanike per te cliruar Maqedonine dhe Shqiperine”.

Rruga Press

YouTube player