Sport

ZYRTARE/ UEFA vjen me risinë historike, ja çfarë vendos për merkaton e transferimeve

Komiteti Ekzekutiv i UEFA-s, ka miratuar rregullat e reja që do të hynë në fuqi nga qershori i ardhshëm. Rregulli më i bujshëm duket të jetë ai që vendos limitin mbi paratë që një klub mund të përdori për transferimet dhe rrogat e lojtarëve.

Sipas këtij rregulli të ri çdo klub europian nuk mund të përdori më shumë se 70% të të ardhurave të tyre për merkaton e transferimeve, rrogat e futbollisteve dhe komisionet e agjentëve.

Lexo më shumë  Leverkuseni me Xhakën kampionë të Bundesligës gjermane, rekord historik me zero humbje

Ky rregull duket të jetë bërë në veçanti ndaj klubeve si PSG dhe Mançester Siti, që duke përdorur potencialin financiar të drejtuesve të klubit, dominojnë merkaton e transferimeve.

Gjithashtu UEFA, ka vendosur se do të ketë tolerancë më të vogël ndaj borxheve të klubit, duke paralajmëruar sanksione të reja për klubet që e kalojnë linjën e kuqe të bilancit të tyre në fund të vitit.

Lexo më shumë  Leverkuseni me Xhakën kampionë të Bundesligës gjermane, rekord historik me zero humbje

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *