Lajme

Zyrtare: Shtyhet afati për regjistrimin e veturave në veri

Qeveria e Kosovës ka marrë vendim që të shtyjë afatin për regjistrimin e veturave me targa “RKS” në komunat veriore të vendit.

Afati i cili pritej të përfundonte nesër, është shtyrë deri më 15 dhjetor.

Vendimi është marrë në mbledhjen e sotme të Qeverisë.

“Qeveria e Republikës së Kosovës ka zhvilluar mbledhje elektronike, në të cilën ka ndryshuar dhe plotësuar Vendimin e Qeverisë Nr.01/170 të datës 30 tetor 2023 , duke zgjatur kështu afatin për regjistrimin me benefite financiare për pronarët e automjeteve me denominimet “PR”, “KM”, “PZ”, “GL”, “UR”, “PE”, “DA” apo “ëA” deri me 15 dhjetor 2023”, thuhet në njoftim.

Ky ndryshim vjen si rezultat i kërkesës së madhe dhe interesimit të lartë për regjistrim të automjeteve me targa RKS.

Lexo më shumë  Thika para ligjit/ Si e shuajti Rilindja e Ramës skandalin e burrit të ministres Delina Ibrahimajt!
YouTube player