KryesoreLajme

Zyrtare, nënshkruhet marrëveshja – LVV në koalicion parazgjedhor me partinë GUXO, Alternativën dhe PSHDK

Lëvizja Vetëvendosje ka nënshkruar koalicion parazgjedhor me tri parti politike, partinë Guxo, partinë Alternativa dhe PSHDK-në.

Lajmi është bërë e ditur nga bashkëkryetarja e partisë Guxo, ministrja Donika Gërvalla.

“Të vendosur. Të palëkundur. Bashkë!

Sot nënshkruam marrëveshjen e koalicionit me Lëvizjen VETËVENDOSJE!, Partinë Alternativa dhe PSHDK-në. Për një Republikë që nuk negocion me interesin e shtetit, për një shtet që nuk lëkundet, institucione që nuk dorëzohen dhe një qeverisje që nuk i nënshtrohet as interesit të ngushtë, as presionit të asnjë kohe”, shkruan Gërvalla.

Lexo më shumë  Haxhiu: Serbia t’i zbatojë rekomandimet e CERD-it për shqiptarët në Luginë

Më tutje Gërvalla theksoi se zgjedhjet e 7 qershorit do të vulosin në mënyrë të pakthyeshme ecjen përpara të Republikës së Kosovës.

“Të vendosur. Të palëkundur. Bashkë! Për qytetarët e Republikës sonë. Për Kosovën”, shkruan ajo.

Rruga Press

YouTube player