KryesoreLajme

Zyba: Deklaratat e Fatos Klosit për Kurtin janë përpjekje për të mbuluar fjalët e tij të turpshme ndaj UÇK-së

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Salih Zyba, ka reaguar pas deklaratave të ish-shefit të Shërbimit Informativ të Shqipërisë, Fatos Klosi, lidhur me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti.

Në një postim në rrjetet sociale, Zyba ka thënë se po sheh që “paska filluar të raportohet e komentohet me të madhe” deklarata e fundit e Klosit për Kurtin, duke e cilësuar si përpjekje për ta “balancuar” një deklaratë të mëparshme të tij për Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës.

Lexo më shumë  Opozita takon reporterin për Shqipërinë në PE: Mazhoranca në Kuvend po minon SPAK-un, mbrojnë edhe të korruptuarën Belinda Balluku

“Siç duket ia paska tërhequr fort veshin dikush për një tjetër deklaratë të tij para disa javësh, kur thoshte ‘UÇK-ja s’e kishte në plan çlirimin e Kosovës, ata luftonin që të paktën të merrnin ato të drejta që i kishin pasur në kohën e Titos…’. Për ta balancuar atë deklaratë të turpshme për luftën e UÇK-së, paska vendosë me i ‘qepu’ Albin Kurtit”, ka shkruar Zyba.

Kujtojmë se Fatos Klosi, në disa paraqitje publike të fundit, ka komentuar zhvillimet politike në Kosovë dhe marrëdhëniet ndërmjet Tiranës e Prishtinës, duke nxitur reagime të shumta në opinionin publik.

Rruga Press

YouTube player