ArgumentKryesore

Narrativat pro-Beogradse të operatorit Berat Buzhala

Shkruan Vudi Xhymshiti

SHBA, UNMIK dhe narrativat e rreme: Rusia po e luan të njëjtin skenar në Ballkan

Deklaratat në Këshillin e Sigurimit po keqpërdoren sërish nga mediat pro-Beogradit për të krijuar iluzionin se “SHBA po godet Kosovën dhe Serbinë njësoj”. Kjo është një taktikë klasike e luftës psikologjike ruse, të cilën operatori mercenar politik Berat Buzhala është duke e zbatuar për disa vite në Kosovë, duke e barazuar viktimën me agresorin, duke krijuar konfuzionin me qëllim të minimit të besimit ndaj aleatëve dhe vetë institucioneve të Kosovës.

Fokusi i SHBA ishte i qartë: jo shfaqje politike me UNMIK-un, por efikasitet institucional dhe stabilitet. Ky mesazh nuk e relativizon agresionin serb, as të drejtën e Kosovës për t’u mbrojtur. Por propaganda ruse dhe zgjatimet e saj nga Beogradi në Prishtinë e përkthejnë qëllimisht ndryshe, për ta lodhur opinionin, për ta dobësuar besimin në shtet dhe për të neutralizuar ose fshehur fajin e Serbisë agresive.

Lexo më shumë  Rama "përshëndetet" me "kukullën" e Putinit, Viktor Orbanin: I uroj mikut tim të mirë, Viktorit, gjithë të mirat në këtë kapitull të ri të jetës së tij

Gjatë dy viteve të fundit, Gunpowder Chronicles ka dokumentuar një model të qëndrueshëm editorial të mediave me politika editoriale pro-Serbisë në Kosovë. Të njëjtat media që e ulin rolin e Serbisë në destabilizim, i interpretojnë editorialisht deklarat e aleatëve të Kosovës si “anti-Kosovë”, ndërsa fajësojnë Prishtinën për ushtrimin e të drejtës ligjore dhe legjitime të vetëmbrojtjes përball agresionit të Serbisë.

Lexo më shumë  Ish-ministri kroat i Mbrojtjes: Vuçiqi do të sulmonte Kosovën nëse Ukraina do ishte mundur brenda një muaji nga Rusia

Fjalimi i znj. Gërvalla në KS të OKB ishte në harmoni me të drejtën ndërkombëtare dhe me faktet mbi terren. Ndërsa narrativat e fabrikuara që barazojnë agresionin me mbrojtjen, janë pjesë e një dizajni më të gjerë gjeopolitik.

Kosova nuk destabilizohet nga fjalët e aleatëve të saj, por nga propaganda që i përkthen ato sipas interesit rus dhe projekteve të Beogradit.

Rruga Press

YouTube player