Zvicra shton sanksionet ndëshkuese kundër Rusisë për luftën në Ukrainë
Zvicra, vendi që njihet për mospërfshirjen në konflikte, ka shtuar sanksionet kundër Rusisë për pushtimin në Ukrainë.
Qeveria zviceriane ka miratuar sanksione shtesë kundër Rusisë për pushtimin e Ukrainës, shkruan Skynews.
Vendimi nënkupton që eksporti i mallrave dhe shërbimeve të lidhura me sektorin energjetik rus tashmë është ndaluar edhe nga Rusia.
Zvicra ndalon gjithashtu pjesëmarrjen në biznese aktive në sektorin e energjisë dhe dhënien e kredive apo burimeve të tjera financiare për biznese të tilla”, thuhet në njoftimin e qeverisë.
Çfarë do të ndalohet sipas masave?
Importet e mallrave të hekurit dhe çelikut nga Rusia ose me origjinë nga Rusia
Eksporti i mallrave luksoze në Rusi
Eksporti i mallrave të lundrimit detar në Rusi.
Do të ndalohen transaksionet me kompani të caktuara shtetërore dhe ofrimi i shërbimeve të vlerësimit të kredisë.
“Kjo do të thotë se të gjitha masat e përfshira në paketën e katërt të sanksioneve të BE-së po zbatohen edhe nga Zvicra,” thonë zyrtarët e vendit.
Rruga Press