Bota

Zvicra lehtëson masat anti-COVID, planifikon t’i heqë të gjitha nga 17 shkurti

Qeveria zvicerane ka vendosur të heqë punën e detyrueshme nga shtëpia dhe rregullat e karantinës, për të parandaluar një mbingarkesë të sistemit shëndetësor për shkak të pandemisë COVID-19.

Masat e tjera do të mbeten në fuqi, veçanërisht kërkesa për të shkuar në izolim për pesë ditë, në rast të një infeksioni me COVID.

Qeveria njoftoi të mërkurën gjithashtu plane për të hequr kufijtë e tjerë, pas konsultimeve me 26 kantonet, punëdhënësit, sindikatat dhe komitetet parlamentare.

“Ne kemi besim se spitalet mund të përballen me situatën, pavarësisht numrit të lartë të vazhdueshëm të infeksioneve të reja”, ka thënë të mërkurën ministri i Brendshëm, Alain Berset.

Ai tha se varianti shumë ngjitës Omicron po shkaktonte raste më pak të rënda në krahasim me variantet e mëparshme COVID. Imuniteti i lartë i popullatës, pak më shumë se 90%, ishte për shkak të vaksinimit ose infeksioneve të mëparshme.

Lexo më shumë  ‘Freedom House’: Mosmarrëveshja e zgjatur me Kosovën, Serbia ka pësuar rënien më të madhe në procesin e demokratizimit

Brenda dy javësh, Qeveria do të vendosë për hapat e mëtejshëm për lehtësimin e masave pandemike në varësi të situatës shëndetësore, thuhet në një deklaratë zyrtare.

Opsionet në tryezë përfshijnë një strategji daljeje të shkallëzuar, ose një përfundim të papritur të të gjitha kufizimeve që nga 17 shkurti.

Në hapin e parë, kufizimet për aksesin në restorante, ngjarje të brendshme, ambiente të kohës së lirë dhe kulturore, mund të hiqen, dhe tubimet private nuk do t’i nënshtrohen më një numri maksimal pjesëmarrësish.

Miratimi zyrtar për ngjarje të mëdha në natyrë, duke përfshirë karnavalet, nuk do të ishte më i nevojshëm.

Megjithatë, masat e tjera, – mbajtja e maskave higjienike, një rregullore e rreptë e certifikatës shëndetësore për klubet e natës dhe për pishinat e brendshme do të mbeten në fuqi.

Lexo më shumë  Blinkeni thotë se Rusia duhet të paguajë për rindërtimin e Ukrainës

Kufizime të udhëtimeve

Qeveria planifikon gjithashtu të heqë masat shëndetësore në kufij dhe turisti nuk do të marrë më certifikata zvicerane për COVID.

Berset ka thënë se Qeveria do të lëshojë ende certifikata të njohura nga Bashkimi Evropian dhe se politika zvicerane do të përshtatet me kërkesat për udhëtime ndërkombëtare.

“Pas dy vitesh mund të shohim një rrugëdalje nga kriza. Megjithatë, nuk do të bëhet brenda një dite dhe me bujë të madhe, por është një proces”, ka thënë ai.

Kufizimet e gjera në jetën publike u prezantuan fillimisht në mars të vitit 2020 dhe më pas u lehtësuan dhe u përshtatën, varësisht nga rrjedha e pandemisë. Përballë përhapjes së variantit Omicron, Qeveria zvicerane vendosi sërish frenime dhjetorin e kaluar.

Rruga Press

YouTube player