Lajme

Zv. Ministrja e Jashtme e Rusisë, Zaharova sulmon Qeverinë Kurti: Burimi i problemit në Kosovë janë ultranacionalistët shqiptarë që morën pushtetin atje

Situata në Ballkan po përkeqësohet dhe fitili i fuçisë ballkanike të barutit mund të ndizet në çdo moment për shkak të veprimeve ekstremiste të shqiptarëve, apo inkurajimit të drejtpërdrejte të perëndimorëve, tha zv. Ministrja e Punëve të Jashtme të Rusisë, Maria Zaharova.

“Situata në Ballkan po përkeqësohet, fitili i fuçisë ballkanike të barutit mund të ndizet në çdo moment për shkak të veprimeve të ekstremistëve të Kosovës, me bashkëfajësinë dhe inkurajimin e drejtpërdrejtë të padronëve perëndimorë”, tha Zaharova.

Ajo ka theksuar se forcat radikale shqiptare vazhdojnë përpjekjet e vazhdueshme për të “hequr qafe” serbët në Kosovë, duke kujtuat se dy herë këtë vjeshte janë munduar të “pushtojnë” veriun e vendit, aty ku jetojnë edhe serbët. Zaharova theksoi se kjo çoi në rritjen e tensioneve dhe kërcënoi të përshkallëzohej në konflikt të hapur.

Lexo më shumë  Kurti priti në takim drejtoreshën e Qendrës Kulturore të Kosovës në Paris

“Burimi i problemit në Kosovë janë ultranacionalistët shqiptarë që morën pushtetin atje dhe të cilët janë veçanërisht aktivë për të treguar ‘muskujt’ para zgjedhjeve lokale (raundi i parë u mbajt më 17 tetor, ndërsa i dyti më 14 nëntor), i cili në vitin 1999 nisi një agresion të NATO-s ndaj Jugosllavisë me synimin për ta shkëputur Kosovën nga Serbia, pa marrë parasysh viktimat e shumta njerëzore”, tha ajo.

Zv. Ministrja ruse e Punëve të Jashtme, tha se është pikërisht Britani e Madhe ajo që po inkurajon drejtpërdrejtë provokimet e Kosovës, duke i “dhënë zemër” për një konflikt të mundshëm në gadishull.

Zyrtarja e lartë ruse reagoi pas qëndrimit të ambasadorit britanik në Kosovë që hodhi poshtë në mënyrë kategorike ndarjen e Kosovës.

“Duket se Britania, elita politike e së cilës mburret se i përket një shoqërie shtetesh të qytetëruara, nuk mund të heqë qafe zakonet koloniale. Eksperimentet gjeopolitike të Londrës lënë gjurmë të kuqe të errëta. E vërteta është se aleatët euroatlantikë të Britanisë nuk janë shumë prapa”, përfundoi Zaharova.

Lexo më shumë  Investimet publike në Shqipëri në nivelin më të ulët të dekadës, pavarësisht buxhetit rekord për 2026

Reagimi i zv. Ministres ruse të Jashtme, erdhi pasi Përfaqësuesi i komunitetit ndërkombëtar në Bosnjë e Hercegovina në një raport drejtuar OKB-së ka folur lidhur me kërcënimet e separatistëve serbë për krijimin e një force të re ushtarake dhe shpërbërjen e Bosnjë e Hercegovinës!

Schmidt tha se nëse separatistët serbë zbatojnë kërcënimet për rikrijimin e ushtrisë së tyre, duke i ndarë forcat e armatosura kombëtare në dysh, atëherë në Bosnje do të duhet të dërgohen më shumë paqeruajtës ndërkombëtarë, për ta ndaluar një lufte të re.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *