KryesoreLajme

Zv.Kryeministri i Kosovës: Në Bruksel është diskutuar për personat e zhdukur

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi ka thënë se njëra ndër temat e diskutuara në takimet në Bruksel ka qenë edhe çështja e personave të zhdukur prej shtetit serb gjatë luftës në Kosovë.

“Kemi diskutuar edhe për çështjen e të pa gjeturve. Kemi marrë me vete edhe komisionin e Kosovës, përfaqesuesin Andin Hotin. Edhe te ky dokument jemi para finalizimit dhe mund të themi që edhe aty jemi afër”, ka thënë Bislimi gjatë raportimit para Komisionit Parlamentar për Punë të Jashtme.

Lexo më shumë  Borrell e uroi qeverinë e re serbe, eurodeputeti gjerman nuk përmbahet: Si mund ta bëjë një budallallëk të tillë

Çështja e rrymës në veri të Kosovës dhe zgjidhja e fatit të personave të zhdukur gjatë luftës, ishin tema që u diskutuan për 11 orë në takimin e mbajtur në fund të muajit shkurt në Bruksel mes dy kryenegociatorëve të Serbisë dhe Kosovës.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *