Bota

Zv. Kancelari gjerman: Koha po punon kundër Rusisë dhe Putinit

Ekonomia e Rusisë po shpërbëhet, “koha po punon kundër Rusisë” dhe presidentit të saj, Vladimir Putin, tha të enjten zyrtari i lartë gjerman.

Zëvendëskancelari gjerman Robert Habeck i bëri komentet në të njëjtën ditë që zyrtarët rusë dhanë lajmin se pesë gjeneralë të tjerë ishin shkarkuar.

Që nga pushtimi i Ukrainës më shumë se tre muaj më parë, Rusia ka siguruar fitore modeste në betejën e saj për kontrollin e rajonit lindor të Donbasit. Të ardhurat nga shitjet e energjisë në Evropë kanë luajtur një rol të madh në financimin e luftës së Rusisë dhe Habeck pranoi se Rusia është ndihmuar nga çmimet e larta të energjisë dhe paaftësia e Evropës për të ndalur plotësisht blerjet.

Lexo më shumë  Izraeli gati për sulm në Rafah, ushtria vendos tanke në kufi me Gazën

“Mund të kemi vetëm turp që nuk kemi arritur ende ta reduktojmë më shumë këtë varësi”, tha Habeck, i cili është gjithashtu ministër i ekonomisë i Gjermanisë. Por, ai shtoi se “Putini ende po merr para, por ai vështirë se mund t’i shpenzojë ato” për shkak të sanksioneve perëndimore.

“Koha nuk po punon për Rusinë. Ajo po punon kundër Rusisë, po punon kundër ekonomisë ruse,” tha ai. “Askush nuk dëshiron të investojë më në Rusi.”

Lexo më shumë  Rafineria ruse e naftës pezullon funksionimin pas “sulmit me dronë ukrainas”

©Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *