Opinion/Aktualitet

Zullumi këputet kur trashet

Nga Bekim Qoku

Korrupsion madhor, imoralitet, cinizëm dhe shumë, tepër shumë arrogancë, kjo bëri që Ramiz Merko të jetë në krye të listës së zezë amerikane. Ramizi është ndjerë krejtësisht i paprekshëm nga sistemi dhe drejtësia, aq thellë ka arritur të hyjë. Ai jo vetëm që ka prishur dhe molepsur me korrupsion, hajdutllëk, nepotizëm, krim të organizuar të gjithë regjion rreth Strugës dhe më gjerë, por ai këto aktivitete kriminale i ka realizuar me një dozë të lartë arrogance. Ai i ka qeshur me zë drejtësisë dhe gjyqësisë mu në fytyrë. Sigurinë që e ka pasur ai nga sistemi në tërësi se nuk do të ndëshkohet dhe imunitetin që ka gëzuar nga drejtësia në veçanti e kanë bërë që të shpërfaqe akte dhe sjellje publike arrogante. Ai, pra, përveç korrupsionit madhor të hapur që ka bërë, përveç shpërfilljes së ligjit dhe normave morale elementare, ka treguar përçmim dhe mungesë të skajshme respekti sidomos kundrejt bashkëqytetarëve dhe të elektoratit të vet. Kjo edhe për faktin që qyteti nuk ka më as shoqëri civile dhe as opozitë të mirë-organizuar. Ja disa raste të sjelljes trampiste, domethënë, shpërfillëse dhe përçmuese ndaj publikut:

Lexo më shumë  Qeveria e Ramës po i kryen punët e jashtme të Serbisë

– Kur e dimë që 80% e ndërtime në Komunën e Strugës të realizuara në periudhën që Ramizi udhëheq me komunën janë me shkelje të ligjit të ndërtimit dhe urbanizmit, Ramizi ka bërë deklarata plot cinizëm dhe përçmim, si “Neve nuk prishim, neve ndërtojmë”, ose, “Nuk ka në Strugë ndërtime pa leje”, “Aq sa unë mund të ndërtoj, ju nuk mund të prishni”.

– Kur një dimër qytetin e mbuloi bora dhe të gjitha rrugët u bënë të paqarkullueshme, komuna, që kishte detyrim të pastronte borën dhe lironte rrugët, ajo jo që nuk mori përgjegjësi për këtë dështim, por Ramizi u tall dhe për borën deklaroi me plot cinizëm: “Zoti e dha, Zoti do ta marrë.”

– Kur qyteti mbeti për një kohë pa ndriçim rrugor, megjithëse qytet turistik, ai përsëri me sjelljen e tij prej karagjozi deklaroi “Le të bëjnë qejf të rinjtë, u duhet pak errësirë”.

Lexo më shumë  Dialog?! Për çfarë? Për ta rikthyer Serbinë në Kosovë?

– Kur bleu makinën Audi me para nga buxheti i Komunës me vlerë prej 70 mijë eurosh, megjithë borxhet e komunës, tha “Në çfarë kryetari ju ngjaj unë. Bilës duhet të marr një edhe më të shtrenjtë”

– Kur rrugët e qytetit ishin dhe janë plot gropa dhe parregullsi, ai përsëri me përqeshje e arrogancë tha “Struga është si Zvicra”.

Nëse këtë cinizëm, arrogancë dhe përbuzje e mbajnë në kurriz pa problem qytetarët e Strugës, shoqëria e saj civile, intelektualët dhe artistët e saj dhe përtej saj, siç duket, këtë nuk e duroi dot Departamenti Amerikan i Shtetit. Heqtë këmbën zvarrë Ramizi.

Rruga Press

YouTube player