Zulfaj: Vuçiqi më 1999 u sanksionua nga BE-ja për përkrahje të Millosheviqit
Këshilltari i kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, Jeton Zulfaj, ka thënë se presidenti i tanishëm i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka qenë i sanksionuar para 24 vjetësh nga Bashkimi Evropian.
Sipas tij, BE-ja ka vënë sanksione ndaj Vuçiqit më 1999 për shkak të mbështetjes së kriminelit serb, Sllobodan Millosheviq, në kryerjen e spastrimit etnik dhe gjenocidin në Kosovë.
Më tej ai ka shtuar se tani BE-ja pret që i njëjti ta njohë Kosovën shtet.
“Në vitin 2023 Miroslav Lajçak pret nga i njëjti person që ta njohë pavarësinë e Kosovës. Serbia duhet të ndryshojë, duke filluar nga kushtetuta e saj”, ka shtuar ai.
Rruga Press