Lajme

Zulfaj takon ambasadoren e Finlandës, në fokus integrimi evropian dhe statusi kandidat

Kryenegociatori i Republikës së Kosovës me Bashkimin Evropian, Jeton Zulfaj, ka pritur sot në takim ambasadoren e Finlandës në Kosovë, Eevamari Laaksonen.

Në takim është diskutuar për prioritetet e Kosovës në kuadër të procesit të integrimit evropian, me theks të veçantë në çështjen e statusit kandidat dhe zbatimin e Agjendës së Reformave në kuadër të Planit të Rritjes.

Lexo më shumë  Të rinjtë ikin, por dhe ata që mbeten në Shqipëri nuk kanë ku punojnë, papunësia e tyre rritet 16%

“Kryenegociatori i Republikës së Kosovës me Bashkimin Evropian, z. Jeton Zulfaj, priti sot në takim Ambasadoren e Finlandës në Kosovë, znj. Eevamari Laaksonen”, thuhet në njoftim.

Sipas njoftimit, gjatë takimit është vlerësuar raporti ndërmjet Kosovës dhe Finlandës, me theks te bashkëpunimi dhe mbështetja në procesin e integrimit evropian.

“Finlanda është vend mik e partner që ndajmë vlera të përbashkëta”, thuhet në njoftim.

Lexo më shumë  Largimi i Lamallarit nga Punët e Brendshme, Kikia: Ministrat s’mund të ndërrohen çdo 3 javë si roje parkingu! Lëvizjet e shpeshta tregojnë mungesë vizioni

Zulfaj e ka falënderuar ambasadoren Laaksonen për mbështetjen e vazhdueshme të Finlandës ndaj Kosovës në rrugën drejt integrimit në Bashkimin Evropian.

“Kryenegociatori Zulfaj e falënderoi ambasadoren për bashkëpunimin dhe mbështetjen e vazhdueshme të Finlandës për avancimin e Kosovës në procesin e integrimit evropian”, thuhet në njoftim.

Rruga Press

YouTube player