KryesoreLajme

Zulfaj: Lëvizja Vetëvendosje e respektoi Kushtetutën në plotni

Këshilltari i kryeministrit të Kosovës, Jeton Zulfaj, ka reaguar pas zhvillimeve në Kuvendi i Kosovës lidhur me procesin e zgjedhjes së presidentit të vendit.

Përmes një postimi në Facebook, Zulfaj ka deklaruar se Lëvizja Vetëvendosje ka respektuar plotësisht Kushtetutën gjatë gjithë procesit.

“Lëvizja Vetëvendosje e respektoi Kushtetutën në plotni”, ka shkruar ai.

Sipas tij, partia në pushtet ka ndërmarrë të gjitha hapat e nevojshëm kushtetues për zhvillimin e procesit të zgjedhjes së presidentit.

Lexo më shumë  Rrustemi: Nuk i kemi të garantuara votat as për Glauk Konjufca, e lëre më për Vjosa Osmani

“Vendosi dy kandidatë që të ketë garë. PDK dhe LDK së bashku kanë 37 deputetë, por nuk sollën asnjë kandidat. Filloi seancën që të niste procedura brenda afatit. Bëri të gjitha veprimet kushtetuese për zgjedhjen e presidentit, deri te konstatimi i prezencës së deputetëve në sallë”, ka theksuar Zulfaj.

Ai shtoi se seanca u ndërpre për shkak të mungesës së deputetëve në sallë, duke theksuar se ajo do të vazhdojë kur të sigurohet prezenca e tyre.

Lexo më shumë  Policia gjen armë dhe municion në një shtëpi të braktisur në Leposaviq

“Ndërpreu seancën për mungesë të deputetëve, për ta vazhduar kur ata të kthehen në sallë, siç e kanë obligim dhe detyrim kushtetues”, ka deklaruar ai.

Në reagimin e tij, Zulfaj ka akuzuar opozitën për bojkot të proceseve institucionale, duke përmendur edhe zhvillimet e vitit të kaluar.

“Vitin e kaluar na humbën kohë duke bojkotuar zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit; tash duan të na humbin kohë sërish duke bojkotuar zgjedhjen e presidentit. Por presidenti duhet të zgjedhet”, ka shkruar Zulfaj.

YouTube player