KryesoreLajme

Zulfaj: Kosova ka argumente të fuqishme për statusin kandidat në BE

Kryenegociatori i Republikës së Kosovës me Bashkimin Evropian, Jeton Zulfaj, mori pjesë në panelin “Integrimi në Bashkimin Evropian dhe Mekanizmat Rajonalë”, në kuadër të Konferencës së IX të Ambasadorëve, ku diskutoi me udhëheqësit e misioneve diplomatike të Kosovës për procesin e anëtarësimit në BE, si dhe rolin e rëndësinë e diplomacisë sonë në avancimin e statusit kandidat dhe hapjes së negociatave.

Kryenegociatori Zulfaj theksoi se Kosova ka argumente të fuqishme për marrjen e statusit të vendit kandidat dhe hapjen sa më të shpejtë të negociatave për anëtarësim. Kosova është një demokraci dinamike, me ekonomi të qëndrueshme dhe në rritje, plotësisht e harmonizuar me Politikën e Përbashkët të Jashtme dhe të Sigurisë të BE-së, dhe një partner proaktiv e i besueshëm i Bashkimit Evropian. Përparimi i Kosovës drejt BE-së forcon institucionet demokratike dhe i kontribuon paqes, sigurisë dhe perspektivës demokratike të gjithë rajonit.

Lexo më shumë  “Nga Belinda në SHISH, krejt ekipi në pranga”/ Pankartat në ditën e 116 të qëndresës: Rama, s’të shpëton më as banda!

Kryenegociatori vlerësoi se misionet diplomatike të Kosovës kanë rol të rëndësishëm në shtyrjen përpara të argumenteve tek shtetet anëtare të BE-së.

Gjatë bashkëbisedimit dhe sesionit të pyetjeve e përgjigjeve, u diskutua më gjerësisht qasja e Kosovës ndaj procesit të anëtarësimit, dinamikat brenda BE-së dhe vendeve anëtare, reformat dhe mënyra se si misionet diplomatike mund të kontribuojnë drejtpërdrejt në avancimin e agjendës së anëtarësimit.

Lexo më shumë  Në Kosovë, u shkarkua me urdhër të Kurtit, Rama e emëroi në krye të SHISH në vitin 2023. “Shkëlqimi” dhe “rënia” e Vlora Hysenit pas masës së dhënë nga SPAK
YouTube player