KryesoreLajme

Zoran Vukotiq dënohet me 15 vite burg për krime lufte në Kosovë

Gjykata Themelore në Prishtinë ka shpallur aktgjykim dënues ndaj Zoran Vukotiqit i akuzuar për krime lufte kundër popullatës civile- përkatësisht për akuzën për vrasjen e 13-vjeçarit B.M., duke e dënuar me 15 vite burgim.

Aktgjykimi ndaj Vukotiq u shpall të martën nga gjykatësi Rrahman Beqiri, raporton “Betimi për Drejtësi“.

Vukotiq akuzohej për katër aktakuza për krime lufte në Kosovë për të cilat ishte bërë bashkimi i çështjes, por për pikat tjera të aktakuzës, gjykatësi Beqiri tha se Gjykata nuk ka gjetur prova se i njëjti është fajtor për krime lufte, andaj e ka liruar nga akuza.

Lexo më shumë  Kongresistët Self dhe Subramanyam të martën vizitojnë Luginën dhe Kosovën

Dënimi me burgim, të akuzuarit do t’i ekzekutohet në afat prej 15 ditësh nga dita e plotfuqishmërisë së aktgjykimit.

Të dëmtuarit për realizimin e kërkesës pasurore- juridike udhëzohen në konstest të rregullt juridiko-civil.

I akuzuari Vukotiq urdhërohet të paguajë shpenzimet e procedurës penale dhe atë: në emër të paushallit gjyqësor shumën prej 200 euro, kurse në emër të taksës për kompensimin e viktimave të krimit shumën prej 100 euro, në afat prej 15 ditësh nga dita e plotfuqishmërisë së aktgjykimit.

Lexo më shumë  Integrimi në BE, 85% e bizneseve në Shqipëri rrezikojnë faliment, nëse nuk plotësojnë standardet

I akuzuari nuk ishte i pranishëm në shpallje.

Prokuroria Speciale, kishte ngritur katër aktakuza për krime lufte ndaj popullatës civile gjatë viteve 1998-1999, ndaj të akuzuarit Vukotiq, por me propozim të e mbrojtësit të të akuzuarit Vukotiq, avokati Nebojsha Vllajiq, u bë bashkimi i çështjes, më 22 gusht 2024.

Rruga Press

YouTube player