Bota

Zonja e Parë e Ukrainës: Do ta durojmë dimrin pa energji elektrike

Zonja e parë e Ukrainës, Olena Zelenska, ka thënë se Ukraina do të durojë këtë dimër që po vjen pavarësisht të ftohtit dhe ndërprerjeve të energjisë elektrike, të shkaktuara nga raketat ruse.

Në një intervistë për BBC-në, Zekenska ka thënë se Ukraina do të vazhdojë të luftojë në atë që ajo e përshkruan si një luftë të pikëpamjeve botërore, sepse “pa fitore nuk mund të ketë paqe”.

“Ne jemi gati ta durojmë këtë”, thotë Zelenska e ulur në një kompleks të siguruar tej mase dhe të zhytur brenda një labirinti ndërtesash në Kiev.

Lexo më shumë  Gjiri Persik në “alarm të kuq” për 24 orët e ardhshme, ShBA s’i ndal sulmet ndaj Iranit

“Ne kemi pasur kaq shumë sfida të tmerrshme, kemi parë kaq shumë viktima, aq shumë shkatërrime, saqë ndërprerjet e energjisë elektrike nuk janë gjëja më e keqe që na ndodh”, vazhdon ajo.

Zelenska citon një sondazh të fundit ku 90% e ukrainasve thanë se ishin gati të jetonin me mungesa të energjisë elektrike për dy deri në tre vjet nëse mund të shihnin perspektivën e anëtarësimit në Bashkimin Evropian.

“E dini, është e lehtë të vraposh një maratonë kur e di se sa kilometra ka. Në këtë rast, megjithatë, ukrainasit nuk e dinë distancën që duhet të vrapojnë. Ndonjëherë mund të jetë shumë e vështirë. Por ka disa emocione të reja që na ndihmojnë të mbahemi”, shprehet Zonja e Parë e Ukrainës.

Lexo më shumë  Franca, vendi i parë në BE që ndalon rrjetet sociale për fëmijët nën 15 vjeç

Të gjithë ukrainasit do të bëhen më të fortë për shkak të kësaj lufte, parashikon stoikisht ajo.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *