Lajme

Zogiani godet PDK-në, rëndit përfitimet e serbëve ndër vite nga kjo parti

Zëvendësministri i Infrastruktures, Avni Zogiani ka përmendur disa nga bashkëpunimet e Partisë Demokratike të Kosovës me Serbët, pikërisht në kohën kur PDK-ja po bllokon e shkakton trazira në Kuvend, Zogiani i rikujton të bëmat e tyre që nga viti 2008.

Njëra ndër to është vlera 49 milionëshe nga PDK-ja përkatësisht Njazi Thaçi, që iu dha kompanisë shtetërore serbe četernaisti oktobar, në KEK për stabilimente që nuk hyjnë në punë kurrë.

Lexo më shumë  Parakalojnë motoçiklistët në nderim të Epopesë së UÇK-së

Ndërkaq në vitin 2008-2010,  deputetë e diplomat të PDK krijuan disa kompani me strukturat paralele në veri.

Tutje Zogiani përmendi edhe vitin 2015-2020 ku kjo parti mbylli Inkosin, kompaninë për hulumtime gjeomekanike, dhe punët e saj ia kaloi Rudarit të Beogradit.

“Po ashtu gjate kesaj periudhe, PDK, ben disa tentime me e mbylle Elektroremontin e KEK dhe punetoret thone se mendohej qe punet e kesaj kompanie per mbeshtjelljen e motoreve dhe transformatoreve te dergoheshin ne nje kompani ne Subotice!

Lexo më shumë  Kurti me kabinetin qeveritar priten nga Rifat Jashari

Ne “autostraden e kombit”, PDK, perkatesisht zyrtarë të saj, çelen pune per kamionet e Veselinoviq, nje pjestar i krimit te organizuar ne Serbi e Kosove!”, përfundoi Zogiani. /kosovanews/

Rruga Press

YouTube player