KryesoreLajme

Zjarri te “Farmacia 10” nxjerr sërish në pah rrezikun e fasadave dhe mungesën e përgjegjësisë në Tiranë

Shkruan Lutfi Dervishi

Zjarr te Farmacia 10 në Tiranë. E njëjta situatë me ngjarjen e rëndë te ish-parku i Autobusëve në shtator 2023. I njëjti skenar, e njëjta kompani, e njëjta fasadë që merr flakë dhe njerëzit që vrapojnë për të shpëtuar kokën, ndërsa zjarrfikësit vënë jetën në rrezik.

Pallate që duken bukur për fotografi, fasada që digjen si kashtë e thatë.

Në vend që të merremi me ata që ndërtojnë si t’u dojë qejfi, merremi me zjarrin.

Lexo më shumë  Merr fund bllokimi, hapet zyrtarisht Ngushtica e Hormuzit

Kontroll zero, masa zero. Përgjegjës, askush.

Logjika thotë që pas zjarrit të parë bëhen hesapet: a ka rrezik përsëritjeje, kush mban përgjegjësi, çfarë bëhet që të mos perseritet??

Ekspertët kanë paralajmëruar me kohë ngjarjen e sotme në Tiranë.

Ata kanë kërkua me kohë ndalimin e materialeve me shkallë të lartë të ndezshmërisë dhe kontroll për standartet e ndërtimit. Asnjë veprim.

Në një vend normal pas zjarrit të parë duhet të kishte nisur urgjent ndërrimi i fasadave të rrezikshme, pavarësisht ngjyrave të bukura. Duhet të kishte nisur hetim dhe përgjegjësit duhet të përgjigjeshin.

Lexo më shumë  Kurti pret në takim ministrin e Jashtëm belg, Maxime Prevot

Po sikur në këto pallate të jetojnë ata që firmosin lejen, ata që mbyllin sytë, ata prokurorë që nuk panë shkelje në rastet e mëparshme?

Sot jemi me njerëzit në hall dhe nje falënderim për zjarrfikësit.

Për pjesën tjetër, vetëm neveri për abuzuesit dhe një pështymë për ata që duhej t’i ndalonin.

Rruga Press

YouTube player