Lajme

Zjarri në spitalin e Shkodrës, dëme të shumta materiale

Një zjarr i rënë sot në mëngjes në repartin e kirurgjisë në Spitalin Rajonal të Shkodrës ka shkaktuar dëme të shumta materiale, por fatmirësisht jo në njerëz.

Ndërhyrja në kohë e shërbimeve bëri të mundur neutralizimin e flakëve, duke mos lejuar përhapjen e flakëve në dhomat e tjera si dhe shuarjen e plotë të zjarrit.

Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e shkakut të rënies së zjarrit, paraprakisht dyshohet aksidental.

Drejtoria e Spitalit Rajonal të Shkodrës bëri një deklaratë sot lidhur me zjarrin që shpërtheu herët në mëngjes në një sallat e Kirurgjisë. Spitali tha se pacientët u evakuuan në kohë dhe nuk pati të lënduar.

Lexo më shumë  Konjufca pret në takim homologun e tij nga Maqedonia e Veriut

Në njoftimin zyrtar të spitalit thuhej: “Ne në orën 6:45 të mëngjesit të sotëm, ka ndodhur një incident, ka rënë zjarr në njërën prej dhomave të pacientëve në Shërbimin e Pneumologjisë.  Pacientët janë evakuuar në kohë dhe nuk ka patur të lënduar.

Zjarri është shuar menjëherë, duke mos lejuar përhapjen në dhomat e tjera. Spitali Rajonal i Shkodrës siguron se shërbimi vijon pa ndërpreje teksa po merren masa të menjëherëshme për riparimin e ambientit ku ka ndodhur incidenti. “

Kurse Policia e Shkodrës në njoftimin që bëri më herët  tha:

Lexo më shumë  Kryeministri Kurti vendos gurthemelin e nënstacionit policor të policisë kufitare në Izvor të Zveçanit, dy kilometra nga kufiri me Serbinë

Rreth orës 07:05, të mëngjesit të sotëm, në katin e katërt të Spitalit Rajonal Shkodër, në një nga dhomat e Repartit të Kirurgjisë, ka rënë zjarr.

Shërbimet e Policisë dhe zjarrfikësit shkuan menjëherë në vendngjarje.

Ndërhyrja në kohë e shërbimeve bëri të mundur neutralizimin e flakëve, duke mos lejuar përhapjen e flakëve në dhomat e tjera si dhe shuarjen e plotë të zjarrit.

Nga zjarri nuk ka persona të lënduar, vetëm dëme materiale. Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e shkakut të rënies së zjarrit, paraprakisht dyshohet aksidental”.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *