Lajme

Zjarri në Sazan, Peleshi: Zoti Xhaferraj e bën sikur është bërë nami

Ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi e cilësoi një zjarr “pothuajse serioz”, flakët që pushtuan për katër ditë me radhë ishullin e Sazanit.

Gjatë debatit në Komisionin e Sigurisë Kombëtare, Peleshi u shpreh se çështja e zjarrit në Sazan është bërë sikur të ishte bërë nami.

“Ne kemi pasur një zjarr pothuajse serioz në Sazan. Zoti Xhaferraj e bën sikur është bërë nami. Por kemi një verë të nxehtë përpara. Unë nuk kam një eksperiencë të jashtëzakonshme. Kam pasur nderin dhe përgjegjësinë të shërbej në institucione që lidhen me emergjencat civile”, tha ministri.

Lexo më shumë  Profesionet e lira, vërshojnë ankesat në tatime për rishikimin e këstit të tatimit

“Çështja e përballjes së zjarreve nuk zgjidhet me kapacitete ajrore, vetëm. Nuk dua t’i ik përgjegjësisë. Duhet ta luftojmë mentalitetin se zjarri shuhet me helikopter. Është e pamundur t’i bëjmë ballë zjarreve në të gjithë vendin. Nëse e shikoni hartën e zjarreve, edhe 10 avionë të kishim, është e pamundur”, shtoi  Peleshi.

Ai drejtoi gishtin nga bashkitë duke thënë se janë ato që kanë nën varësi zjarrfikëset dhe ato duhet të bëjnë reagimin e parë për të parandaluar përhapjen e flakëve.

Lexo më shumë  Kurti në ‘STEMinists’24’: Zhvillimi i shtetit - përparimi i qytetarëve

Por zoti ministër nuk ka paraqitur një databazë me të dhënat e gjendjes së zjarrfikësve në bashkitë e Shqipërisë, përpara se tu kërkojë llogari që nuk arrijnë dot të shuajnë zjarret.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *