Zjarri në Kukës, përkeqësohet situata gjatë natës, vatrat ende aktive
Vatrat e zjarrit mbetën aktive mbrëmjen e djeshme në Kukës. Në videon e siguruar nga Dosja.al shihet se flakët e zjarrit janë përhapur, madje mund të arrijnë deri në 2 ose 3 km. Puna për shuarjen e flakëve ka nisur që në orët e para të mëngjesit të sotëm.
Më kritike paraqitet situata në malin e Dukatit në Vlorë si dhe në Karaburun, aty ku flakët rrezikojnë që të prekin dhe Parkun e Llogarasë.
Rruga Press