Lajme

Zjarr në guroret e Dimalit, digjen dhjetëra hektar me pisha

Një zjarr i madh ka përfshirë kodrat me pisha shekullore mbi guroret në Dimal.

Fillimisht është vërejtur një vatër e vogël zjarri, e cila e favorizuar nga era ka përparuar ne shpejtësi në të gjithë sipërfaqen e kodrës, duke djegur dhjetëra hektar me pisha.
Terreni i vështirë dhe mungesa e rrugës e ka bërë të pamundur hyrjen e mjeteve zjarrfikëse në vendin e zjarrit, ku zjarrfikësit janë duke shkuar në këmbë, për të fikur zjarrin me mjete rrethanore dhe me pompat e shpinës.

Lexo më shumë  Ademi takohet me Konjufcën, flasin për ndeshjen Sllovaki-Kosovë

Megjithatë përpjekjen e forcave të shpëtimit nga zjarri për të mundësuar lokalizimin dhe vënien nën kontroll të flakëve, këto të fundit janë duke përparuar me shpejtësi në të gjithë territorin kodrinor me pisha.

Burime të Repartit Zjarrfikës në vendngjarje bëjnë me dije se, zjarri është vënë në mënyrë të qëllimshme nga dora e njeriut dhe se po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve të zjarrit.
Deri më tani raportohet se janë djegur rreth 5 ha me pisha shekullore në masivin e gjelbëruar në bashkinë Dimal, ndërkohë që zjarri po përparon me shpejtësi.

Lexo më shumë  Skema e re e TVSH-së për fermerët në Shqipëri, blegtorët paralajmërojnë vështirësi me autofaturat

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *