Lajme

Ahmeti bisedoi me homologen e tij ukrainase: Kosova përkrahë pavarësinë dhe sovranitetin e Ukrainës

Zëvendësministri i Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Kreshnik Ahmeti ka zhvilluar sot një telefonatë me homologen e tij ukrainase,  Emine Dzhaparova.

Përmes një bisede, Ahmeti njoftoi Dzhaparova për rreshtimin e Kosovës në përkrahje të pavarësisë, sovranitetit dhe integritetit territorial të Ukrainës.

“Ai përmendi sanksionet të cilat Kosova tashmë i ka vendosur dhe gatishmërinë për t’i shtuar ato në koordinim me ShBA-të, BE-në dhe partnerët e tjerë ndërkombëtare.

Lexo më shumë  Nënoficerja e FSK-së, Shpresa Gashi diplomon në Akademinë e Nënoficerëve në ShBA

Gjithashtu, ai përmendi edhe ndihmën që Republika e Kosovës po e ofron në këtë situatë duke strehuar 20 gazetarë, duke larguar përkohësisht regjimin e vizave për qytetarët ukrainas dhe duke treguar gatishmëri për strehimin e 5000 refugjatëve”, thuhet në njoftimin për media.

Sipas njoftimit thuhet se Dzhaparova falënderoi Republikën e Kosovës për mbështetjen dhe për rreshtimin e menjëhershëm në anën e Ukrainës.

“Nga Ukraina, ajo e njoftoi Ahmetin për situatën e rëndë humanitare të shkaktuar nga agresioni ushtarak i Federatës Ruse dhe për rezistencën e fortë që po e bëjnë ukrainasit. Kriza humanitare e shkaktuar nga Federata Ruse, veçanërisht në qytete si Mariupol ku qytetarët po mbahen peng nga rrethimi rus, po thellohet çdo ditë e më shumë”, thuhet në njoftim.

Lexo më shumë  Osmani nga Samiti për Ukrainën: Do ta ndajmë tregimin e Kosovës – nga zero në model të demokracisë

Zëvendësministri Ahmeti përcjelli ngushëllimet e sinqerta të Qeverisë së Republikës së Kosovës për viktimat e agresionit rus dhe të dy u pajtuan që t’i vazhdojnë komunikimet e rregullta për bashkëpunim të mëtutjeshëm.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *