Zjarr i madh sipër fshatit Çidhën, rrezikohen pyjet e Parkut Kombëtar të Lurës
Një zjarr i madh ka përfshirë një sipërfaqe pyjore në zonën e Pratit, sipër fshatit Çidhën në njësinë Administrative Arras.
Zjarri i rënë që nga dita e djeshme i favorizuar nga thatësira dhe era ka shkrumbuar një sipërfaqe të konsiderueshme.
Deri në këto momente nuk ka pasur ndërhyrje nga strukturat e Drejtorisë së Shërbimit Pyjor. Zjarri i cili vazhdon ende, rrezikon pyjet në Parkun Kombëtar të Lurës.
Rruga Press