Kuriozitete

Zhytësja ndeshet me një krijesë ‘fantazmë’ në det

Pamjet interesante tregojnë momentin kur një zhytëse ndeshet me një krijesë ‘fantazmë’me formë si ngjala që është pothuajse tërësisht transparente.

Sipas medieve të huaja, përcjell Telegrafi, bisha e çuditshme e detit është vërejtur nga Amy Wainman, 36-vjeçare pranë qytetit Simon afër Cape Town në Afrikë të Jugut.

Zhytësja tha se krijesa ‘e mahnitshme, magjike’ nuk ngjante me asgjë që kishte parë ndonjëherë më parë.

Lexo më shumë  Mahniten shkencëtarët – vullkani i Antarktidës nxjerr kristale ari

“Kur e pashë për herë të parë, pothuajse dukej si një plastikë lundruese”, tha ajo. Por më pas filloi të notonte. Ishte si një shirit i qartë që kërcente.

Rruga Press

YouTube player