Lajme

Zhvlerësimi i euros, Vasili tregon ‘prapaskenën’: Qeveria po falimenton qëllimisht bizneset. Banka e Shqipërisë të reagojë

Nënkryetari i Partisë së Lirisë, Petrit Vasili flet për skenarë të qëllimshme nga ana e qeverisë sa i takon zhvlerësimit të euros, që sipas tij po bëhet për falimentimin e bizneseve.

Në një postim në Facebook, Vasili paralajmëron për rreziqet e zhvlerësimit të euros, teksa i bën thirrje Bankës së Shqipërisë të reagojë.

Postimi plotë:

Jepini fund lojes shkatërrimtare mafioze me zhvlerësimin e euros!! Qeveria po shkatërron dhe po falimenton me ndërgjegje bizneset, qe t’i rrëmbejnë dhe te përqendrohen ne pak duar oligarkësh. Euro po zhvlerësohet frikshëm deri ne me shume se 17% ne fare pak kohe. Ndërkohë të dhënat e Instat tregojnë se vlera e eksporteve në qershor u ul me 17.3% krahasuar me një vit më parë. Gjithashtu Shqipëria vazhdon te jete ne listen e pastrimit te parave nga Moneyval.

Lexo më shumë  27 vjet nga dalja publike e UÇK-së në skenë

Zhvleresimi i euros ne syte dhe me bekimin e qeverise ka pasoja dhe efekte mjaft problematike si per:

Bizneset: Ndikon negativisht eksportet pasi bizneset kanë kontrata, që janë kryesisht në euro. Kontratat e lidhura nga bisnesi për të njëjtën vlerë në euro, por te konvertuar në lek vlejne dukshem më pak dukd ndikuar shume negativisht ne pakesimin e te ardhurave.

Familjet dhe individet: Ndersa persa i perket Individëve me të ardhura në euro te cilet që jetojnë në Shqipëri: Shkakton ulje e fuqisë konsumatore sepse e njejta sasi eurosh vlen më pak ne lek, pra realisht sjell ulje te konsumit. Zhvlerësimin e te ardhurave te tyre nga paga apo dividente.

Lexo më shumë  Konjufca: 28 Nëntori është data më përbashkuese e kombit tonë

Zhvlerësim të kursimeve të tyre në euro kur konvertohen në lek. Norma më të ulëta të ofruara për depozitat në euro. Ndersa familjet dhe personat, te cilet jetojnë me remitanca pra me para’, qe vijne nga te afermit e tyre  që jetojnë jashtë vendit, ndikohet shume negativisht sepse vlera e të ardhurave të mbërritura në Shqipëri nuk ka më të njëjtën peshë si më parë kur konvertohet në lekë. Autoritet rregullatore te vendit kane detyrimin te reagojne po ashtu edhe Banka e Shqiperise dyhet te reagoje sa nuk eshte shume vone sepse pasojat po shkojne drejt niveleve kritike. Kjo loje shkaterrimtare me zhvleresimin e euros duhet te marre fund se po projekton nje zjarr ku digjen te gjithe‼️

Rruga Press

YouTube player