Lajme

Zhvillimet në veri, dyshime për shpërthim në Zveçan

Situata në veri, sidomos në Zveçan vazhdon të jetë e tensionuar.

RTK raporton se në orët e mbrëmjes është dëgjuar një shpërthim në Zveçan.

Sipas raportimit, një mjet shpërthyes është hedhur në drejtim të trupave të KFOR-it, të cilët janë duke qëndruar në Zveçan.

Dje KFOR ka deklaruar se rreth 25 ushtarë nga kontingjenti shumëkombësh janë plagosur gjatë protestave që ndodhën në Zveçan.

Në drejtim të ushtarëve janë hedhur gurë, shok-bomba dhe koktej molotovi.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *