Bota

Zhvillim dramatik në Turqi, tërhiqet nga gara njëri prej kandidatëve për president

Tri ditë para votimit më të ngushtë presidencial në Turqi në vite, një nga katër kandidatët, Muharrem Ince, është tërhequr nga gara.

Ince ka qenë nën presion për ndarjen e votës së opozitës, kur ata kanë shansin më të madh për ta larguar nga pushteti Recep Tayyip Erdoganin.

“Po e tërheq kandidaturën time”, ka thënë ai.

Ai u ankua se për 45 ditë kanë shpifur për të dhe se ka pasur një përpjekje për prishje të imazhit të tij, ndërsa autoritetet turke nuk kanë arritur ta mbrojnë atë, raportoi BBC.

Lexo më shumë  Kuleba: Trump nuk mund të bëjë marrëveshje paqeje me Rusinë për Ukrainën

“Zëra të rremë, video të rreme, fotografi… ata e kanë marrë një video nga një faqe pornografike izraelite dhe e kanë vënë fytyrën time në të”, ka thënë ai.

“Fatkeqësisht disa njerëz në Turqi i kanë shpërndarë për shkakun e të qenit në opozitë”.

Ai shtoi se nuk do që të fajësohet nga aleanca e opozitës nëse humbin në zgjedhjet presidenciale.

Lexo më shumë  Shefi i Forcave Ajrore të SHBA: Lufta me Kinën dhe Rusinë mund të ndodhë në çdo moment

Rivali më i madh i Erdoganit, Kemal Kilicdaroglu, kryeson një aleancë prej gjashtë partish opozitare dhe sondazhet i kanë dhënë atij 49% të votave.

Edhe pse Ince po tërheq një pjesë të vogël të votave, mbështetësit e opozitës shpresojnë se largimi i tij do t’i japë Kilicdaroglut mbi 50% të votave.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *