BallinaBota

Zhduket pa lënë asnjë gjurmë anija me 20 persona në bord

Për disa ditë ekipet e shpëtimit kanë kërkuar një anije me 20 persona në bord që ishte nisur nga Bahamas për në Florida, por deri tani s’kanë gjetur asnjë gjurmë.

Një kërkim tre ditor në ujërat midis dy vendeve ka qenë i pasuksesshëm, njoftoi të shtunën Garda bregdetare amerikane.

Lexo më shumë  Kuleba: Trump nuk mund të bëjë marrëveshje paqeje me Rusinë për Ukrainën

Anija u nis nga ishullu Bimini i Bahamas ditën e hënë dhe kishte planifikuar që po atë ditë të mbërrinte në Liqenin Worth të Floridas, 80 kilometra larg.

Kur anija nuk mbërriti, roja bregdetare u laramua dhe menjëherë nisën kërkimet nga të dyja vendet në një sipërfaqe prej 44,000 metra katrorë nga ajri dhe në det, por pa sukses.

Lexo më shumë  Raketat amerikane Atacms i shkaktojnë Rusisë humbjen e rëndësishme

Rruga Press

YouTube player