Bota

Zgjerohet harta, 3 superfuqitë e botës shtojnë aktivitetet bërthamore

Tre fuqitë më të mëdha ushtarake, SHBA, Rusia dhe Kina, kanë zgjeruar zonat e testimeve bërthamore përgjatë viteve të fundit. Këtë e zbulojnë imazhet satelitore të siguruara ekskluzivisht nga CNN.

YouTube player

Këto janë zonat e testimit bërthamor të Rusisë, Kinës dhe SHBA. Novaya Zemlya, një arkipelag rus në oqeanin Arktik. Lop Nur, një liqen i tharë në rajonin e Xinjang në Kinë dhe zona e sigurisë kombëtare në Nevada, në shkretëtirën pranë Las Vegasit.

Ivan Watson, CNN

Imazhet nga çdo zonë tregojnë tunele të reja, rrugë dhe struktura depozitimi të ndërtuara gjatë 5 viteve të fundit. Eksperti i armëve bërthamore ishte i pari që grumbulloi dhe analizoi këto imazhe.

Një faktor i rëndësishëm për SHBA, por edhe Rusinë dhe Kinën, është dëshira për t’u siguruar se armët bërthamore të testuara në vitet ‘80 e ‘90, punojnë ende.

Jeffery Lewis, eksperti i armëve

Të treja vendet kanë investuar shumë kohë, përpjekje dhe para jo vetëm për modernizimin e arsenaleve bërthamore, por edhe në përgatitjen e aktiviteteve që janë të nevojshme për një test nuklear.

Cedric Leighton, ish-oficer i Forcave Ajrore të Inteligjencës

Ndërsa nuk ka prova për një test të shpejtë, zona e Novaya Zemlya në Rusi, ka përjetuar një shpërthim të ndërtimeve të reja gjatë dy viteve të fundit. Në 1-vjetorin e luftës në Ukrainë, presidenti Putin deklaroi gatishmërinë e Moskës për teste bërthamore.

Uashingtoni po mendon për mundësinë e testimit të armëve të veta bërthamore. Nëse SHBA e bën, edhe ne do të veprojmë njësoj.

Vladimir Putin

Një “time-lapse” tregon zgjerimin përgjatë 5 viteve të kompleksit U1A, një strukturë nëntokësore në zonën e testimit të Nevadës. Një zëdhënës i Administratës për Sigurinë Bërthamore në SHBA konfirmoi për CNN se po rikapitalizojnë infrastrukturën dhe kapacitetet shkencore. Megjithatë, ai shtoi se nuk ka kryer test bërthamor që prej 1992 dhe se nuk ka në plan të bëjë. Që prej fundit të testimeve mbi tokë, qeveritë kanë përdorur tunelet e thella për testet e tyre bërthamore. Imazhet satelitore zbulojnë një tunel të ri të 5 të gërmuar në zonën e Lop Nur, të Kinës. Uashingtoni akuzon Pekinin se po zgjeron në mënyrë dramatike arsenalin bërthamor.

Në parashikojmë që deri në 2035, ata do të kenë rreth 1500 armë bërthamore.

Dr. Michael Chase Zv. ndihmës sekretar i mbrojtjes për Kinën

Në një deklaratë për CNN, ministria e Jashtme kineze mohoi planet për testim, duke thënë se raportime të tilla bazohen në thashetheme. 

Lexo më shumë  Patronazhistët rusë në Moldavi

Rruga Press

YouTube player