Lajme

Zgjedhjet në veri, ministri Sveçla: Nesër mundësi që qytetarët përmes votës të çlirohen nga grupet e Vuçiqit

Ministri i Punëve të Brendshme të Kosovës, Xhelal Sveçla, ka thënë se qytetarët e komunitetit serb janë duke u përballur me kërcënime e presion nga strukturat ilegale e kriminale të dirigjuara nga Beogradi.

Ministri ka pohuar se Serbia po vijon me përndjekje e arrestime të serbëve pasi u bëri presion atyre të dorëhiqen nga institucionet e Kosovës.

Ai ka shtuar se sa i përket zgjedhjeve në veri, shumë kandidatë janë dorëhequr për shkak të presioneve e sulmeve të shumta.

Qytetarët tanë të komunitetit serb vazhdojnë të ballafaqohen me kërcënime e presion nga strukturat ilegale e kriminale të dirigjuara nga Beogradi.
Serbia po vijon me përndjekje e arrestime të serbëve të cilët akuzohen se janë angazhuar në institucionet tona. Pasi nën presion i’u kanë kërkuar dorëheqjet nga institucionet tona, tani edhe i ndëshkojnë përmes arrestimeve e i kërcënojnë përmes formave të ndryshme.
Qëllimet e Serbisë për destabilizimin e vendit tonë më së shumti kanë rënduar mbi qytetarët e komunitetit serb të cilët në vazhdimësi janë përdorur si mjet për arritjen e qëllimeve të tyre. Ata janë kërcënuar në vazhdimësi, janë sulmuar, veturat dhe pronat e tyre janë djegur sapo i kanë dorëzuar targat ilegale të Serbisë, bizneset e tyre janë shkatërruar çdoherë që pronarët nuk kanë pranuar të jenë pjesë e lojërave të tyre. Zërat ndryshe janë ndalur padrejtësisht e me orë të tëra nga policia dhe shërbimi sekret i Serbisë ndërsa tani kur jemi në proces zgjedhor, shumë kandidatë janë penguar e janë dorëhequr përshkak të presioneve e sulmeve të shumta.
Nesër do të mbahet procesi zgjedhor në 4 komunat veriore dhe përkundër frikës dhe pasigurisë që tentojnë të përhapin qarqe të caktuara e të orkestruara, ju bëj thirrje qytetarëve që të marrin pjesë në votim. Nesër është mundësia që përmes votës së qytetarëve, grupet që kanë udhëhequr nën dirigjimin e Vuçiq të marrin përgjigjen e merituar dhe qytetarët të çlirohen përfundimisht nga ta
.”, ka thënë ministri Sveçla.

Lexo më shumë  Gjermania zoton 90 milionë euro për punësim, energji dhe integrim të Kosovës në BE

Zgjedhjet në katër komunat veriore në Kosovë do të mbahen nesër, ndërsa KQZ-ja ka njoftuar se tashmë ka përfunduar të gjitha përgatitjet.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *