KryesoreLajme

Zgjedhjet në Serbi proces fars? Kreu i delegacionit të KiE: Shokuese, votat ishin të fotokopjuara dhe vulë

Kreu i delegacionit të Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës, Stefan Schennach i cili vëzhgoi zgjedhjet në Serbi, tha se e vërteta për procesin elektoral të së dielës është shokuese.

Në një intervistë për median në Beograd, ai tha se ka pasur manipulime votash në mënyrë masive. Schennach shtoi se gjatë numërimit të votave ka parë se në kuti kishte fletë votimi që ishin bërë fotokopje dhe që kishin vulë të komisionit të votimit.

Sipas tij, fushata u dominua nga presidenti Aleksandër Vuçiç në shkelje të plotë ligjore.

Lexo më shumë  Dita kombëtare e të zhdukurve, Osmani: Pas anëtarësimit në KiE, familjarët e të pagjeturve do të mund të padisin Serbinë

“Ajo që pamë ishte një fushatë e tërë e dominuar nga presidenti. Kjo nuk është punë e presidentit. Presidenti është një person neutral që duhet të garantojë për vendin dhe për të gjithë njerëzit. Por presidenti aktual i menaxhoi zgjedhjet dhe ishte kandidat në të gjitha nivelet, pavarësisht nëse ishte fshat apo e gjithë republika”. – tha Stefan Schennach.

I pyetur për deklaratën e partisë fituese se zgjedhjet kaluan pa probleme, ai tha se proceset elektorale nuk kanë nevojë për fjalë të bukura, por për fakte që tregojnë të vërtetën. Dhe sipas tij, e vërteta është tronditëse për zgjedhjet në Serbi.

Lexo më shumë  “Kursi më i vështirë i ushtrisë, stërviten deri në rraskapitje”, oficeri i FSK-së përfundon me sukses trajnimin Ranger në ShBA

Ky nuk ka qenë reagimi i vetëm nga ana e ndërkombëtare për procesin e zgjedhjeve parlamentare në Serbi. Më herët ka reaguar edhe ministria e Jashtme gjermane, përfaqësuesja e PE-së, OSBE etj, të cilët njëzëri kanë denoncuar këtë proces fars në Beograd, ku edhe këtë vit Vuçiç deklaroi fitore absolute. Interesante është në fakt që nuk rezultonte me një fitore në sondazhe, por një disfatë të tmerrshme. Kujtojmë se Vuçiç mban postin  e Presidentit në Serbi që prej vitit 2017.

YouTube player