Zgjedhjet në MV na rikthejnë tek epoka e Bogdanit
Ekziston një hendek midis pritshmërive nga zgjedhjet në Maqedoninë e Veriut dhe realitetit në sferën e gjeopolitikës. Maqedonia e Veriut do të duhej mos të binte në kurthin e etnonacionalizmit.
Nga Sadri Ramabaja
Hyrje
Rezultatet e zgjedhjeve presidenciale që u zhviluan dje në Maqedoninë e Veriut ishin ashtu priteshin. Në raundin e parë fitoi kandidatja e VMRO-së, Gordana Siljanovska/Davkova.
Kjo fitore e shtynë Maqedoninë e Veriut në terrenin e rrëshqitëshë të destabilitetit politik.
Fundja ky ishte edhe qëllimi i ndërhyrjes ruse dhe serbe.
Perendimi sërish, ngjashëm me Malin e Zi, regoi me vonesë!
Këto zgjedhje, sidomos ato për Parlament, që pritet të mbahen më 8 maj, do t’i japin peshën meritore gjeopolitike këtij shteti të brishtë. Ky rezultat është një lloj produkti edhe i naivitetit të të ashtuquajturve politikanë modern të hapësirës politike shqiptare.
Si Komb, e dëshmuan edhe këto zgjedhje, kemi nevojë urgjente për një bashkërendim në fushën e strategjisë së veprimit politik.
Maqedonasit që e ndjejnë veten nacionalistë, u dëshmuan si shumicë absolute. Ata ndërkohë do të rreshtohen edhe më fuqishëm në të ashtuquajturin front antiperendimor, disi ngjashëm me shumicën e qytetarëve në Malin e Zi. Ky ishte kurthi në të cilin ranë vet.
Maqedonia e Veriut në vorbullën e stuhive të gjeopolitikës
VMRO-DPMNE po rikthehet në pushtet pas një rishikimi dhe riorjentimi që i ka bërë agjendës politike nacionale. Ideologët e kësaj force politike duket se i janë larguar tej mase objektivave të saj themelor. Partia mëton se qëllimet dhe objektivat e saj janë shprehja e traditës së popullit maqedonas në të cilin bazohet lufta politike dhe konceptet e saj.[1]
Le të kujtojmë faktin se kjo parti u themelua me këtë emër e siglë VMRO-DPMNE më 17 qershor 1990 në Shkup.[2] Meqë atbotë procesi i shkërmoçjes së Jugosllavisë kishte filluar dhe egzistonte rreziku real i gllabërimit të Maqedonisë nga Serbia, themeluesit e saj, menjëherë do të binin në kontakt me autoritetet bullgare për të siguruar egzistencën e Maqedonisë si republikë më vete. Në Sofje u siguruan se nëse Serbia do të pushtonte Maqedoninë, atëherë Bullgaria do të përdorte të gjitha mjetet e nevojshme për ta kundërshtuar atë.[3]
Nëse elita drejtuese pararendëse e VMRO-DPMNE me të drejtë është kritikuar për politikën e saj ” antikuese ” (e njohur në vend si “Antikvizacija”), në të cilën vendi kërkon të përvetësojë figura të lashta maqedonase si Aleksandri i Madh dhe Filipi II i Maqedonisë,[4] në përpjekje për të ndërtur një identitet të ri, përdallues nga ai bullgar, drejtuesit aktual po i rikthehen gradualisht boshtit sllav Beograd-Moskë. Ky riorjentim ç’është e vërteta ka filluar që në kohën kur kjo forcë politike drejtohej nga Nikolla Gruevski.
Ndërkaq në vitin 2015, ish-kryeministri dhe lideri i VMRO-NP-së, Ljubço Georgievski, do t’i kunëdrvihej politikave serbizuese të pararendësit të tij. Në një intervistë për Radion Evropa e Lirë, ai kishte shprehur mendimin e tij, se “qeveria pararendëse kishte një qëllim të qartë: ta mbante vendin më afër Serbisë dhe në një fazë të ardhshme të bashkohej me fqinjin verior.” Sipas tij, “po zhvillohej një politikë klasike pro-jugosllave e serbizimit, ku po kërkohej përballje me të gjithë fqinjët e tjerë, por kufiri midis identitetit kombëtar maqedonas dhe serb ishte fshirë.” [5]
“Stop përthithjes serbe të kombit maqedonas” ishte motoja e reklamave të vendosura atëherë në rrugët e Shkupit, përmes të cilave Partia nisi fushatën për ruajtjen e identitetit kombëtar maqedonas. Shtypi proqeveritar mëtonte se “bullgari” Georgievski organizoi një provokim të ri. Si rezultat, tabelat u hoqën shpejt nga autoritetet e VMRO-DPMNE-së.[6]Rikthimi tek vetvetja sapo kishte filluar.
Marrëveshja me Greqinë do ta ndihmonte këtë rikthim, ndërkaq antarësimi në NATO do ta garantonte mbijetesën dhe egzistencën e Republikës. Po i hapej rrugë kështu ecjes drejt BE-së. Por, në këtë kontekst, drejtuesit e këtij shteti multietnik nuk mund të ishin të sigurtë për një sukses të pastër: perspektivat e tij kanë qenë gjithçka veçse të qarta, që kur Greqia vuri veton ndaj kandidaturës së fqinjit të saj në samitin e NATO-s në Bukuresht në vitin 2008 për shkak të konfliktit të emrit,[7] që do të pasohet edhe me kushtin e Bullgarisë lidhur me pozitën kushtetuese të minoritetit bullgar.
Vetëm ata që përbënin e përbëjnë mbi 1/3 e popullsis, pra shqiptarët, nuk parashtronin kushte! Së paku jo deri në pranveërn e vitit 2001, atëherë kur Ushtria Çlirimtare Kombëtare I kishte dhënë fund eksperimentit me shqiptarët dhe kishte imponuar Marrëveshjen e Ohrit.
Ishte pikërisht ai kompromis që prezentoi Marrëveshja e Ohrit që i garantoi shqiptarëve një fije dinjiteti moral e politik, por edhe që i dha fund lufëts, që kishte sjellë në pikëpyetje mbijetesën e Maqedonisë si shtet.
Njëmbëdhjetë vjet më vonë, në një gjest simbolik të pajtimit, Greqia do të bëhej vendi I parë që do të ratifikonte pranimin e Maqedonisë së Veriut në aleancë.
Në rrugën e përafrimit të Maqedonisë së Verit me BE-në, siç pohuam më lartë, një pengesë tjetër me të cilën përballet Maqedonia e Veriut në rrugën e saj drejt integrimit evropian, janë çuditërisht marrëdhëniet e saj të tensionuara tani me Bullgarinë.
Maqedonia e Veriut rikthehet kështu në vorbullën e stuhive të gjeopolitikës.
Në shtator 2019, Bullgaria I dërgon Shkupit zyrtar një listë të kushteve që duhej të plotësoheshin, nëse shpresonin të merrnin mbështetje për anëtarësimin në BE. Lista përfshin njëzet pika me afate specifike të përafruara me kujdes me datat e diskutimeve paragjyqësore.
Njëra prej tyre përfshin tërheqjen e palës maqedonase nga çdo pretendim që lidhet me pakicën maqedonase të Bullgarisë. Përveç kësaj, çdo shënim për një “pushtim fashist bullgar” duhet të hiqet nga të gjitha monumentet historike dhe pllakat përkujtimore. Në këtë kontekst, duhet të inicohet një proces lustrimi që synon largimin e të gjithë veprimtarëve ish-komunistë jugosllavë nga aparati shtetëror. Harmonizimi i përmbajtjes së teksteve të historisë të të dy vendeve është një tjetër kusht i palës bullgare që duhet të përmbushet në mënyrë që Maqedonia e Veriut të llogarisë në ratifikimin nga ana e saj lindore.[8]
Por në krejt këtë përplasje shpërfaqet thelbi i mosmarrëveshjeve politike në realacionin Shkup-Sofje – është gjuha. Bullgaria kërkon që Bashkimi Europian të mos përdor termin “gjuhë maqedonase” në bisedimet e anëtarësimit, por më tepër termin “gjuhë zyrtare të Republikës së Maqedonisë së Veriut”.
Ky insistim është në përputhje me pikëpamjen bullgare se maqedonasit janë realisht bullgarë. Vetë Bullgaria e sheh maqedonishten si një dialekt bullgar.
Nën moton “krenare për Maqedoninë e Veriut”, Siljanowska-Dawkowa kandidatja për presidente nga VMRO-DPMNE, e riktheu çështjen e integrimit të vendit në Perëndim në fokus të fushatës së saj zgjedhore. Ajo dhe partia e saj, e kthyen vokabularin etnonacionalist në qendër të fushaëts, duke premtuar se me ardhjen në pushtet do t’i japin fund “poshtërimit kombëtar që Shkupi duhej të duronte nën socialdemokratët duke bërë kompromise për hir të integrimit në BE dhe NATO.”
Me këtë rast bëhet fjalë për ndryshimin e emrit të vendit, të cilin Greqia, anëtare e BE-së, e kishte kushtëzuar, duke premtuar se do të hiqte dorë nga vetoja kundër fillimit të negociatave të anëtarësimit ndërmjet Brukselit dhe Shkupit.
Maqedonia e Veriut është kandidate për anëtarësim në BE që nga viti 2005. Ndërmjet viteve 1991 dhe 2017 shteti u quajt “Republika e Maqedonisë”. Në vitin 2017, kjo mosmarrëveshje u zgjidh dhe vendi u quajt “Republika e Maqedonisë së Veriut”. Më pas, fqinji i Maqedonisë së Veriut, Bullgaria do ët fillojë ta marrë rolin e Greqisë – atë të bllokueses së këtij procesi.
Në thelb, mosmarrëveshja mes Shkupit dhe Sofjes ka të bëjë me kulturën, historinë dhe traditën, prandaj kemi kërkesën e Sofjes që pakica bullgare e Maqedonisë së Veriut të theksohet qartë në preambulën e Kushtetutës së Maqedonisë së Veriut.
Ky ndryshim do të jetë sinjifikativ për të ardhmen e Maqedonisë së Veriut. Ai kërkon një shumicë prej dy të tretash, të cilën VMRO-DPMNE, që ndërkohë konsiderohet pro-ruse dhe pro-serbe, nuk e ka pranuar. A do të arrijë që edhe pas ardhjes në pushtet të bëjë këtë rezistencë, është pak e besueshme.
Në këtë pikë ajo mund të ketë vështërsitë e para edhe me partnerin shqiptar të koalicionit.
Ndryshimet kushtetuese rezultojnë kështu esenciale për tejkalimin e mendësisë unitariste që ka kultivuar VMRO-DPMNE. Tek atëherë do të mund të hiqte dorë VMRO-DPMNE nga politikat unitariste e shoveniste, ndërkaq jeta plurale multikulturore të reflektohej edhe në jetën reale politike në Maqedoninë e Veriut.
Por marrëdhëniet e acaruara mes Shkupit dhe Sofjes, duhet paër para së gjithash në kontekstin e ri gjeopolitik. Prandaj zgjedhjet e Maqedonisë së Veriut ishin objekt i raportimeve të shumta në mediat bullgare dhe ato shqiptare [në Koosvë dhe Shqipëri].
Në web portalin bullgar mediapool.bg, një koment i lexuesve mbi rezultatin e zgjedhjeve shkroi: “Provë e mëtejshme se maqedonasit janë bullgarë”. Ndërkaq në zhurmnajën e mediave shqipe në Tiranë e Prishtinë dominoi beteja politike për ruajtjen e statusquosë që drejtohet nga kryeministri shqiptar, Edi Rama, e që në prapavijë ka rikthimin tek pojekti Open Ballkan.
Rikthimi tek logjika e ripërcaktimit të kufijve të influencës në përputhje me identitetet gjeopolitike rajonale që po krijohen,duke marrë në konsideratë edhe interesat e shteteve që do ët përmbyllin në këtë kudër edhe procesin e shtet-kombit nuk mund të konsiderohen asesi si konstruksione moderne.
Më i vjetri prej këtyre kufijve me shtrirjen më të madhe, ishte ai midis Lindjes dhe Perëndimit – ose më saktë: midis Azisë dhe Evropës, midis Orientit dhe Perëndimit. Kjo tendencë vihet re edhe në thellësitë e shekujve – në antikitet, kur Aristoteli theksoi kontrastin midis demokracisë së polisit grek dhe despotizmit të mbretit pers.[9]
Luftërat midis popujve autokton – ilirëve e thrrakasve në përballje me dyndjet sllave që nga shekulli i 6-të i epokës sonë, si ato të mëhershme të grekëve me persët dhe më vonë kundër romakëve dhe parthinëve, ishin shprehja ushtarake e këtij demarkacioni, që i përngjet totalisht përplasjes aktuale të Perednimit [NATO] me Lindjen [para së gjithash me Rusinë].
Ndërkaq përballja dhe rivaliteti shqiptaro-serb merrë ngjyresa të reja që kur një pjesë e elitës
kulturore serbe përvetëson idetë e iluminizmit evropian [le të kujtojmë ditarin e luftës të Dimitrije Tucoviqit, shkrimet publicistike të Kosta Novakoviqit…]. Ky kontrast atbotë rishikohet, duke pranuar gjenocidin serb mbi shqiptarët në përputhje me këndvështrimin e Hegelit, në filozofinë e historisë të të cilit bota orientale e stanjuar është në kontrast me botën greke, romake dhe gjermanike në avancim.
Identiteti gjeopolitik në krijim
Kufiri midis Evropës dhe Azisë, gjykojnë studjuesit progresiv, është gjithashtu një konstrukt, pasi Evropa nuk është një kontinent i veçantë në kuptimin gjeografik, por vetëm shtojca perëndimore e masës tokësore euroaziatike.
Kufiri më i largët në perëndim u tërhoq nga Ewald Banse (1912). Ai shkon nga Shën Petersburg deri në grykën e Danubit në Detin e Zi; ai përfshin shtetet baltike, por tashmë përcakton Bjellorusinë dhe Ukrainën si pjesë të Evropës. Nëdrkohë sa Ukraina vazhdon të jetë fronti I luftës mes Perednimit dhe Lindjes, Bjellorusia po mbushet me gryka të armëve bërthamore ruse, ndërkaq shtrirja e ktij ndikimi drejt Ballkanit mbetet objektiv strategjik jo vetëm i Rusisë.
Ndërkaq sot kur lufta në Ukrainë ka hyrë në vitin e tretë dhe nuk i shihet fundi, identitetet gjeopolitike po rishikohen në tërësin e tyre, nëdrkaq në Europën Juglindore ata po përshtaten në përputhje me rrethanat e reja. Ata kufij po ankorohen në ndërgjegjen e njerëzve, madje edhe të atyre që ishin në gjendje të luftonin për shpërbërjen e Jugosllavisë, përmes përpjekjeve intelektuale e politike, ka tendenca të arsyetohet rikthimi tek projekti i Ballkanit të Hapur, që është de fakto Jugosllavia e re pa Kroacinë e Slloveninë, por me Shqipërinë politike!
Edhe brenda Evropës, kufijtë e vjetër tashmë kanë ndryshuar rrënjësisht. Prandaj kishim luftë në Balkan në dekadën e fundit të shekullit të kaluar; prandaj kemi luftë sot në Ukrainë.
Kufiri midis Kishës Ortodokse dhe asaj Katolike, kufiri midis Perandorisë Habsburge dhe Perandorisë Osmane – këta të fundit në Ballkan tani, janë shndërruar në kufijë të “Evropës në bërthamë”. Përpjekja e Rusisë për ta rikthyer nën influencën e vet, përveç Serbisë dhe Republikës Serbe [Bosnjë e Hercegovinë], edhe Malin e Zi dhe Maqedoninë e Veriut, nënkupton një betejë të re mes Perednimit e Lindjes në procesin e përfundimit të kufijve të identitetit të ri gjeopolitik. Ndërkaq Shkupi munde të rikthehet sërish në një qendër që i jep peshë specifike këtij identiteti gjeopolitik, jo vetëm në rrafshin kulturor, por edhe në atë politik e ushtarak.
Po rikthehemi në pozicionet që ishim në epokën e Pjetër Bogdanit.
Në epokën e Bogdanit, tek kishte filluar përballja e Europës me invazionin e Lindjes në Ballkan, edhe në domenin ideologjik e kulturor që e shoqëronte Perandorinë Osmane (dhe islamin), ishin shqiptarët ata, të cilët po shndërroheshin në luftëtarë të vijës së parë, respektivisht mburojë e civilizimit perëndimor. Kjo nuk ishte diçka e rastësishme: shqiptarët ishin ekstremi lindor i këtij civilizimi. Aty ku nuk kishte më shqiptarë, përfundonte civilizimi perëndimor. Shkupi prandaj ishte qendra e Dioqezës së arbërve të këtij krahu të Shqipërisë. Siç na mëson Pjetër Bogdani, sllavët (serbët) prandaj e quanin katolicizmin si “Arbanashka vera” [Feja e arbërve].
Zgjedhjet e 8 majit – tre skenarët e mundshëm
Maqedonia e Veriut ndodhet realisht në pozicionin ku duhet të përcaktohet për njërin nga tre
skenarët e mundshëm:
Skenari i parë – Fill pas zgjedhjeve parlamentare të 8 majit do të kemi koalicionin mes VMRO/DPMNE-së dhe VLEN-it. Këtë skenar e paralajmroi kryetari i VMRO-së, Hristijan Mickoski.
Ndërkohë VMRO-DPMNE-ja i ka besuar atij negociatat për formimin e shumicës së re parlamentare.
Mickoski që në paraqitjen e parë, fill pas komunikimit të rezultateve zyrtare për fitoren e kandidates Gordana Siljanovskës, i dërgoi mesazh publikisht opozitës shqiptare, duke e ftuar të jetë pjesë e ndryshimit, madje duke shprehur shqeto gatishmërinë e tij për të biseduar për pjesëmarrjen e opozitës shqiptare në qeverinë e ardhshme pas 8 majit.
Në ditët pasuese ai mori një përgjegje indirekte nga Arben Taravari, duke ia kujtuar kushtin kryesor: ndryshimet kushtetuese përmes të cilave të dy entitetet: entiteti maqedon dhe shqiptar, të ndajnë barabar pronësinë mbi Maqedoninë e Veriut.
Në Shkup kishte filluar më 1908 ardhja në pushtet e Turqve të rinjë [Xhonturqve] me mbështetjen e lobit shqiptarë. Ata erdhën në fuqi para së gjithash me mbështetjen e fortë të lobit shqiptar në Kostandinopojë dhe bënë premtime të mëdha për ndryshimin e gjendjes në Perandori.
VMRO-DPMNE-ja e ka të qartë se fati i Maqedonisë Veriore është i lidhur ngushtë dhe plotësisht i ndërvarur nga pozicioni i Shtetit ndaj lirive nacionale të shqiptarëve.
Shqiptaërt në këtë pikë kthese për Maqedoninë Veriore, me mundësi reale që të kontribuojnë që ajo të ecin me hapa të përshpejtuar drejt integrimit të BE, nuk do të tolerojnë asesi që MV të bie në prehërin e interesave gjeopolitike serbo-ruse.
Ky skenar mund të ketë sukses vetëm nëse VMRO-DPMNE e ka kuptuar se MV është sa atdheu i tyre po aq edhe i shqiptarëve.
Skenari i dytë – Skenari i dytë nënkupton paralizën politike në vend. Natyrisht nëse shqiptarët nuk do të pranonin të bëhen dekor i pushtetit të VMRO-DPMN-së. Kjo do të mund të impononte krijimin e koalicionit qeverisës nga humbësi i bllokut maqedon – LSDM-ja tok me dy fraksionet e bllokut shqiptar. Ky skenar, megjithatë, nuk do të jetë i qëndrueshëm. Prandaj Maqedonia rrezikon të zhytet në ciklin e krizës së thellë politike dhe destabilitetit të lloit të vet.
Skenari i tretë – Mund të cilësohet si portë dalëse nga kriza e mundshme. Ai ka të bëjë me krijimin e një Qeverie teknike, gjithëpërfshirëse, me një afat qeverisjeje të kufizuar, por edhe me mandat specifik, që nënkupton organizimin e referendumit për federalizimin e Maqedonisë Veriore.
Nga ky rreth vicioz vendi mund të dalë vetëm atëherë kur strukturat shtetërore përcaktohen qartë për njohjen e të drejtës për vetëvendosje të brndshme të shqiptarëve, që nënkupton federalizim të vendit në dy njësi, duke trajtuar Shkupin si kryeqendër të përbashkët, disi ngjashëm me modelin belg.
Ky skenar mund të bëhet realitt nëse diplomacia perednimore e kupton seriozitetin e krizës ku mund të rrëshqas gjendja në Maqedoninë e Veriut dhe ndërhynë me kohë.
Kurthi VMRO-DPMNE-së – Vrimë e zezë për rajonin
Sun Tzu ka thënë: “Mos e ndërprit kundërshtarin teksa është duke bërë gabime”. A duhet shqiptarët ta lënë VMRO-DPMNE ta thellojë gabimin dhe të zhytet tutje në kurthin që e krijoi vet?!
Në këto rrethana, kur nacionalizmi maqedonas është në ngritje dhe në pritje që të marr pushtetin, partitë shqiptare duhet të demonstrojnë një pjekuri edhe më të madhe kombëtare e politike, duke i bërë bashkë votat me ato forca progresive në shoqërinë maqedonase e cila është më imune ndaj ndikimeve ruso -serbe në Maqedoni. Beogradi dhe Moska angazhohen që Maqedonia të mbetet një vrimë e zezë për t’ua pamundësuar reflektorëve të BE-së dhe SHBA-së të hedhin dritë më shumë mbi të ardhmen e rajonit.[10]
Platforma politike e që të dy blloqeve brenda elektoratit shqiptar, ka nevojë të ngritet mbi interesat e ngushta, kur në çështje është pozita e shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut si palë shtetëformuese; ajo ka nevjë urgjente për frymë konsesuale në këtë rrafsh dhe unitet veprimi.
Shqiptarët përfundimisht nuk duhet të zhvillojnë beteja për pushtet, insiston me të drejtë publicisti i dhe shkrimtari Emin Azemi, para se të kenë qartësuar vizionin e përbashkët mbi strategjinë e bashkëpunimit me partitë politike maqedonase.[11]
Shih për këtë, kjo strategji do të duhej të ishte plotësisht në përputhje me frymën perednimore të rirreshtimit gjeopolitik që po zhvillohet para syve tanë.
Krijimi i mundshëm i koalicinit mes WMRO-së dhe VLEN prandaj duhet të bazohet në disa parakushte qenësore:
1. VLEN-i duhet ta bëjë edhe më të qartë, para së gjithash për elektorati shqiptar, sidomos tani në prag të raundit të dytë për zgjedhjen e presidentit dhe për zgjedhjet për Parlament, se cili është qëndrimi i këtij koalicioni në raport me “Open Balkan”?!
2. VLEN-i duhet t’i bëjë me dije qartë e pa ekuivok bartësist dhe partnerit të koalicionit – VMRO-së se, çfardo bashkëpunimi me Serbinë e Vuçiqit që do ët shkonin në dobi të forcimit të pozitave hegjemone të Serbisë në rajon, janë të papranueshme. Rrjedhimisht heqja dorë nga Ballkani I Hapur dhe përkushtimi ndaj Procesit të Berlinit është sine qua non dhe I interesit jetik si për maqedonët edh epër shqiptaërt e Maqedonisë së Veriut.
3. Duhet të qartësohet se cili është qëndrimi i Mickovskit dhe VMRO-së rreth ndryshimeve kushtetuese dhe si do të trajtohen shqiptarët në këtë proces. Cila do të jetë pozita e shqiptarëve dhe ajo e gjuhës shqipp, respektivisht trajtimi I saj në institucionet shtetërore e publike etj.
4. VLEN-i ka për obligim moral e politik ta sqarojë paraprakisht qëndrimin e kryeministrit të ardhshëm të Maqedonisë së Veriut, se si do të trajtohen tutje politikat investuese në komunat me shumicë shqiptare dhe cilat do të jenë projektet konkrete?
Përfundim
Në këtë betejë politike mes Perendimit dhe Lindjes në Maqedoni, me këtë rirreshtim aktual të VMRO-DPMNE-së, identiteti i maqedonasve do të zbehet për çdo vit e më shumë, ndërkaq pozita e shqiptarëve mund të rikthehet në gjendjen kur ata qenë shtrënguar të marrin armët në dorë dhe të sigurojnë me forcë dinjitetin dhe jetën e tyre. Deklarata e bërë publike më 30 prill e kandidates së VMRO’s për presidente të Republikës, në Kumanovë, duke ju rikthyer akuzave për gjoja “vepra kundër njerëzimit” që paskan kryerer pjesëtarë të Ushtrisë Kombëtare Shqiptare [UÇK], dhe për efekte “rikujtimi”, si juriste që është, tek shprehet se “veprat kundër njerëzimit asnjëherë nuk vjetërsohen”,[12] janë ogurzeza për të ardhmen e Maqedonisë së Veriut.
Duket se pa mekanizmat autoritar dhe patronatin e Perendimit, e ardhmja e Maqedonisë së Veriut sërish po vihet në pikëpyetje. Shih për këtë, ka gjasa të mëdha që brezi ynë do të jetë dëshmitarë okular se si një projekt gjeopolitik do të shembet para syve tanë, e bashkë me të edhe kombi e shteti i stisur maqedonas. Në këtë
________________________
1. The party politics in Macedonia, 1993, Skopje, G. Ljubancev
2. Walking on the Edge: Consolidating Multiethnic Macedonia, 1989-2004, Židas Daskalovski, Globic Press, 2006 (page 46)
3. Красимир Каракачанов пред Васко Ефтов: През 1990 г. България гарантира сигурността на Р Македония. 04.04.2011г
4. Macedonia profile, BBC News Europe, 23 October 2012
5. Радио Слободна Европа, јануари 23, 2015, Марија Митевска, Србизација на Македонија?
6. Po aty
7. https://www.treffpunkteuropa.de/nordmazedonien-im-aufwind-oder-im-auge-des-sturms?lang=fr
8. Po aty
9. https://www.blaetter.de/ausgabe/2017/mai/das-ost-west-konstrukt
10. Emin Azemi: https://www.facebook.com/emin.azemi.7
11. Emin Azemi: https://www.illyria.com/lakmicaret-qe-duan-te-behen-me-zor-pushtetare-pa-votat-e-shqiptareve/?fbclid=IwZXh0bgNhZW0CMTAAAR2jzEGMCI7YzOC5pRu0CgogFcI3Iwye3ROqmRlRgwBz_xjUu-Jj22nVC_o_aem_AZziiRZzqgo8QNDK7lFJxl9wdfsg2LeITF-EtoC42v8B66fTpimfB9blnN8IuTLTTjPa4puSjGwSDpAsl6_xgBYI
12. https://lajmpress.org/siljanovska-propozoi-tribunal-nderkombetar-per-luften-e-vitit-2001/
Rruga Press