Lajme

Masakra e Studimes, Osmani: Të vërtetën do ta mbrojmë kurdo e kudo

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, në akademin përkujtimore për Masakrën e 2 majit në fshatin Studime të Vushtrrisë, tha se si shtet dhe si komb ende duhet të përballemi me plagë të hapura e dhimbje të papërballueshme.

Historitë e masakrave në Kosovë janë dëshmi e fuqishme e të drejtës sonë dhe konfirmimit të faktit të njohur botërisht se Kosova ishte viktima e agresionit, teksa Serbia shoviniste ishte agresori, se Serbia kreu krimet, ndërkaq Kosova mbronte vetveten.

Lexo më shumë  Kurti dhe Abdixhiku takohen në Kuvend

Osmani tha se këtë të vërtetë do ta mbrojmë kudo e kur do, ngase lufta jone çlirimtare ishte luftë për liri, për mbrojtjen e të drejtës së dinjitetit tonë, për mbrojtjen e shtëpisë sonë njësoj sikur bëri secili dëshmor, hero, secili luftëtarë i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në krye me komandantin legjendar Adem Jashari.

Komuna e Vushtrrisë ka organiozuar akademi përkujtimore për masakrën e 2 majit në fshatin Studime.

Lexo më shumë  Nis seanca konstituive, udhëhiqet nga Avni Dehari

Rruga Press

YouTube player