Lajme

Zgjedhjet në MV/Erion Veliaj fushatë anglisht për Shilegovin, një ndërhyrje e pakuptimtë

Maqedonia e Veriut voton të dielën për zgjedhjen e kryetarëve të 80 komunave dhe këshillave komunalë, si dhe kryetarin e Shkupit, që është njësi e veçantë e pushtetit lokal.

Gara kryesore zhvillohet mes dy blloqeve politike, LSDM-së dhe BDI-së që janë në pushtet, dhe partive opozitare VMRO-DPMNE, Aleanca për Shqiptarët dhe Alternativa.

Publicistët Fejzi Hajdari dhe Roland Amzai për Oranews dhanë analizat e tyre lidhur me këtë proces një ditë para votimit.

Roland Amzai: Ndërhyrja nga Tirana nuk mund të quhet ndërhyrje por mënyra e qasjes së Veliaj nuk është e atillë që mund të na ndihmonte ne shqiptarëve të Maqedonisë. Është shqetësuese se Veliaj ka ardhur në Shkup dhe ka bërë fushatë në gjuhën angleze pa u konsultuar fare me asnjë faktor politik shqiptar. Shkupi nuk ka kandidat shqiptar por do të ishte mirë që Veliaj të konsultohej paraprakisht me faktorin politik shqiptar në pozitë dhe opozitë. Mbështjetja vjen në kohën kur Veliaj bëri dhe një tur tjetër në Prishtinë dhe nuk dua ta besoj që po bën një lojë me shumë porta që ti bëjë njëfarë presioni  Prishtinës zyrtare se do të ishte e paimagjinueshme.

Lexo më shumë  “Paguajmë 66 euro për ton”, Ola Xama zbulon kostot shtesë të bashkisë së Tiranës për plehrat

Publicisti, Fejzi Hajdari, nga ana tjetër sheh me shqetësim ikjen masive të të rinjve shqiptarë nga Maqedonia e Veriut.

Fejzi Hajdari: Te elektorati shqiptar ka një tendencë rënie të interesimit. Në tre ciklet e fundit zgjedhore shqiptarët kanë votuar +-40%, kurse te elektorati maqedonas kemi konstanten e përhershme 70% e sipër. Ka një ikje masive të rinisë. Edhe kësaj radhe do të  kemi ulje të jehonës së votuesve.Ikja masive e shqiptarëve po vazhdon më të madhe, kryesisht në drejtim të Gjermanisë. Kam shpresë te Albin Kurti. Prishtina dhe Tirana të marrin shembull nga Serbia. Në momentin kur shqiptarët e Maqedonisë së Veriut i ka pushtuar një amulli  e paparë të bëhet përpjekje për unifikimin e tyre.Në mungesë të perspektivës rinia shqiptare ikën dhe këtë ja mori politika.Duhet të amortizohet ikja e rinisë shqiptare.

Lexo më shumë  Borrell e uroi qeverinë e re serbe, eurodeputeti gjerman nuk përmbahet: Si mund ta bëjë një budallallëk të tillë

Ajdari dhe Amzai ishin kritik me Tiranën e Prishtinën.

Fejzi Hajdari: Gjithologë andej nga Tirana në ca debate kanë filluar dhe të na shesin mend, kemi misionarin Erion Veliaj që vjen këtu në Maqedoni për të na mësuar ne se kë duhet ta votojmë. Herë Edi Rama na çon nga atje selam kë duhet të votojmë dhe herë Erion Veliaj vjen e takohet me krerët e partisë së Ali Ahmetit që ndoshta kanë ndonjë kumari.U kthye në dukuri, edhe kryetari i bashkisë së Gjilanit në Kosovë na mëson cilin maqedonas duhet të votojnë shqiptarët e Kumanovës. Lutfi Haziri duhet të rregullojë çështjen e vet, i futen në territor çdo ditë xhandarmëria serbe.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *